Lidhje

Kosova shënon 15 vjetorin e fillimit të luftës

  • Leonat Shehu

Udhëheqësit politikë të Kosovës thanë se sakrifica e dëshmorëve çoi në pavarësinë e vendit

Sot në Kosovë filluan manifestimet treditëshe me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të fillimit të luftës së armatosur, e cila mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. Udhëheqësit politikë të Kosovës thanë se sakrifica e dëshmorëve çoi në pavarësinë e vendit e cila në vitin e pestë të saj, është njohur nga mbi 90 vende të botës, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatët e saj. Të dyja palët ndodhen në një periudhë bisedimesh të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

XS
SM
MD
LG