Lidhje

Pritshmëritë për bisedimet Kosovë- Serbi


Prishtina dhe Beogradi do të shkojnë javën që vjen në një raund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se raundi i javës së kaluar ishte mundësi e mire për marrëveshje, por ishte Serbia ajo që e humbi këtë mundësi, ndërsa zyrtaret serbë thanë se oferta për marrëveshje ishte e papranueshme.

Beogradi ngulë këmbë për krijimin e një bashkësie të komunave serbe me pushtet ekzekutiv, ndërsa Prishtina hedh poshtë një mundësi të tillë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG