Lidhje

Në Londër mbërrin pishtari olimpik


Më pak se një javë ka mbetur nga fillimi i Lojërave Olimpike të Londrës dhe atje ka mbërritur tashmë pishtari olimpik me pompozitetin karakteristik.

Një komando e Marinës Mbretërore e mbante në duar flakën olimpike, që zbriti me një helipopter në brigjet e lumit Tamiz.

Mbërritja e pishtarit olimpik ka shkaktuar më tepër emocione tek londienzët, ndërsa do t’i duhet të bëjë një turne 7 ditësh.

Flaka Olimpike do të udhëtojë 12 mijë e 800 kilometra nëpër Britani dhe Irlandë dhe do ta përfundojë turneun ditën e ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, më 27 korrik.
XS
SM
MD
LG