Lidhje

Koreografja Diana Kalenti sjell muzikën egjiptiane përpara shikuesve amerikanë

  • Mohamed Elshinawi

Koreografja Diana Kalenti sjell muzikën egjiptiane përpara shikuesve amerikanë

Koreografja Diana Kalenti sjell muzikën egjiptiane përpara shikuesve amerikanë

Dashuria e Diana Kalentit për Egjiptin nuk është diçka e re. Ajo shkoi në Kairo disa vjet më parë për të mësuar vallëzimin modern. Ajo ka zhvilluar një stil unik vallzimi të vetin, një përzierje elementësh të ndryshëm të baletit, vallëzimit modern amerikan dhe vallëzimi folklorik egjiptian.

Me 1992, ajo shfaqi interesin e saj për filmat, dhe bashkëprodhoi një film të quajtur "Kërko për Dianën".

Tani Kalenti është duke ndarë dashurinë e saj për kulturën egjiptiane me valltarë amerikanë, dhe po paraqet përpara audiencës së Shteteteve të Bashkuara muzikën dhe vallet egjiptiane.

"Zemrat tona janë të njëjta, ne të gjithë dashurojmë, ne të gjithë kemi të njëjtat ndjenja simpatie, ne të gjithë i duam fëmijët tanë, duam prindërit tanë, shtëpitë tona, kështu që ne kemi gjëra të përbashkëta, dhe kjo është mënyra që shprehen artistët, me zemër dhe shpirt. " - thotë ajo

Valltarja Alexa Wehlan thotë se përvoja e saj me kërcimin egjiptian është një përzierje e të mësuarit në lidhje me këtë kulturë nga Kalenti dhe gjithashtu është dhe vetë reflektim:

"Ajo i shpjegon këngët në një mënyrë që kuptohet shumë mirë. Unë nuk i di të gjitha fjalët e këngës. Unë përdor vetëm ndjenjat e mia personale për të vallëzuar”.


Shoqata Kulturore Amerikano-Egjiptiane në Uashington kohët e fundit vendosi në skenë pjesë të punës së Kalentit. Magda Kandil është zv president i organizatës, dhe thotë:

"Ata mund të shohin se si interpretuesi është harmonik dhe lëviz shumë lirshëm, me shumë pasion për muzikën, si të kuptonte çdo elementë të kësaj kulture të veçantë.”

Publiku amerikan duket se e vlerëson punën.

Diana Kalenti thotë se ajo thellësisht beson se vallëzimi i lidh njerëzit. Ajo thotë se do të vazhdojë misionin e saj për të lidhur kulturat, për të treguar se si njerëz të ndryshëm ndajnë të njëjtat shprehje dhe ndjenja.

XS
SM
MD
LG