Lidhje

Wayne Henderson, ndër krijuesit më të mirë të kitarave në SHBA

  • June Soh
  • Zëri Amerikës

Wayne Henderson, ndër krijuesit më të mirë të kitarave në SHBA

Wayne Henderson, ndër krijuesit më të mirë të kitarave në SHBA

Wayne Henderson njihet si një prej krijuesve më të mirë të kitarave akustike në Amerikë. Ka rreth 50 vjet që ai bën kitara në qytetin e tij të lindjes, në malet e Virxhinias, rreth 570 km në jugperëndim të Washingtonit. Pritja për kitarat e tij shkon me vite. Madje dhe kitaristi legjendar Eric Clapton ka pritur 10 vjet për të patur një kitarë të punuar nga Hendersoni.

Me një vesh të mprehtë për tingujt e çdo cope druri që përdor, Wayne Henderson është i njohur në rrethet e muzikantëve për profesionin e tij specifik, krijimin e kitarave. Ai thotë:

“ Njerëzit gjithmonë më pyesin se si i bëj këto kitara. Dhe unë veproj kështu, një thikë e mprehur mirë si kjo dhe pres çdo gjë që nuk duket si kitarrë”.

Duket e thjeshtë, por kjo gjë do kohë. Normalisht duhen 5 deri në 10 vjet pritje për një kitarë nga Hendersoni.

Wayne Henderson, i cili tani është 63 vjeç, thotë se ai ka nisur të krijojë kitarat që kur ishte djalë i ri.

“ Familja ime dhe të afërmit e mi interpretonin muzikë, por unë nuk mund t’a përballoja që të blija një kitarrë të mirë. Isha i prirur t’i bëja gjerat vetë dhe mendova, përse të mos bëjë edhe një kitarë. Kështu e nisa”. - thotë ai

Wayne Henderson ka krijuar kitara akustike për miqtë, fqinjët dhe njerëz të tjerë për thuajse 50 vjet në qytetin e tij të lindjes Grayson County, në Virxhinia. Ai ka krijuar kitara nga bredhat e Apalasheve e deri tek një dru i veçantë brazilian. Ai thotë:

“ Përveç cilësisë së mirë të materialit, pjesët duhet të montohen siç duhet. Trashësia e drurit duhet të jetë ekzakte që të dalë tingulli i duhur. Po ashtu edhe volumi zanor që del nga përplasja tek faqet anësore duhet matur ekzaktësisht. Unë këtë e bëj me veshë. Druri, në një farë mënyre të flet vetë kur je duke punuar me të.”

Deri tani, Henderson ka ndërtuar rreth 500 kitara. Ai nuk ka ndonjë ndihmës në punishten e tij në anë të rrugës, që është pranë shtëpisë së tij në malet Blu Ridge. Por njerëzit shpesh ndalojnë dhe e ndihmojnë. Don Wilson vjen nga Florda disa muaj të vitit, që nga viti 1970.

“ Është një distancë prej 800 km dhe për 8 orë jam këtu. Është si pushim për mua që të merrem me ndërtimin e kitarave. Është gjithë atmosfera në këtë dyqan. Asnjëherë nuk e dimë kush mund të hyjë këtu. ” - thotë Don Wilson

Henderson gjithashtu kërkohet si interpretues. Ai ndiehet njësoj, si në shtëpi, në një lokal të vogël, apo në një skenë prestigjoze si Carnegie Hall. Ai ka marrë një diplomë në vitin 1995 nga fondi Kombëtar për Mbështetjen e Artistëve, për ndihmesën e tij në kulturën amerikane.

Henderson ka mbështetur gjithashtu një festival të përvitshëm për të ndihmuar muzikanët e rinj. Becky Ward është presidente e Festivalit Muzikor Wayne Henderson dhe Konkursit të Kitarave.

“ Wayne është një hero shumë i nderuar i këtyre anëve. Ne e nderojmë atë duke realizuar një festival me emrin e tij. Ne kemi një konkurs kitarrash në përfundim të të cilit, fituesi merr një kitarë të bërë nga Wayne Henderson, çka

Përpos talentit të tij të madh si krijues kitarash dhe muzikant, Henderson është i njohur si një mik i të gjithëve, me të cilët ndan talentin dhe njohuritë e tij. Wayne Henderson thotë se nëse dotë rilindëte, ai do të donte të bënte të njëjtën gjë në jetën e tij.

XS
SM
MD
LG