Lidhje

SHBA: Muzikantët kantri vlersojnë punën e njëri - tjetrit


SHBA: Muzikantët kantri vlersojnë punën e njëri - tjetrit
SHBA: Muzikantët kantri vlersojnë punën e njëri - tjetrit

Pjestarja e grupit të famshëm të viteve 1970 Boney M, Maizie Williams ka dhënë një koncert në Ramallah e ftuar si pjesmarrëse e festivalit ndërkombëtar palestinez.

Pjesmarrja ishte e madhe dhe e moshave të ndryshme. Organizuesit e festvalit i kërkuan këngëtares që mos të këndonte një nga këngët më të njohura të grupit Boney M, “ Rivers of Babilon”. Disa vargje të shkëputura nga Libri i Psallmeve, është përdorur në këtë këngë duke iu referuar rikthimit të hebrenjëve. Organizatorët menduan se kjo do të ishte provokuese për palsetinezët të cilët u kthyen në refugjatë në themelimin e Izraelit në vitin 1948.

Qindra të rinj palestinezë morën pjesë në koncertin e pjestares së grupit Boney M, duke kënduar dhe kërcyer nën tingujt e muzikës së grupit të njohur.

Grupi Boney M, u shpërnda në vitin 1986, dhe tani secili prej ish pjestarëve interpreton si solistë më vehte.

Festivali përfundoi ditën e djeshm mbasi përcolli tinguj dhe këngë të njohura nëpër qytetet e Ramallahut, Xheninit, Hebronit dhe Betlehemit.

2 . Yjet më të spikatur të muzikës kantri, kanë folur për marëdhëniet e tyre me adhuruesit dhe me kolegët e tjerë. Brad Paisley thotë se “ unë jam adhurues i thuajse çdo këngëtari që është tani në radio”. Ai vlerëson disa prej këngëtarëve të cilët kanë qenë sëbashku me të në turneun “H20”, të cilin ka ndërrmarë këtë stinë nëpër Amerikë. Ai veçon Easton Corbin dhe Josh Thompson, si dhe një duet të quajtur Steel Magnolia, për të cilët jepë vlerësimet më të mira.

Carrie Underwood, martesa e së cilës zuri faqet e para të gazetave javën e kaluar, thotë se nuk veçon askënd nga kolegët e saj. Ajo i vlerëson të gjithë pasi për të, të merresh me biznesin muzikor është një punë shumë e vështirë.

“E di se çdo të thotë të merresh me këtë biznes, ndaj kushdo që merret me biznesin muzikor, meriton respektin tim”.

Lady Antebellum, thotë se ka kryer turne me disa nga emrat më të njohur të muzikës kantri, por qyteti ku çdo këngëtar ndjehet i vlerësuar dhe si në shtëpi është Nashville. Ajo vlerëosn interpretimet e këngëtarëve Brad Prieley, Keith Urban apo Miranda Lambert.

Jason Aldean nuk heziton që të thopë emrat e artistëve të tij të preferuar. “Jam adhurues i shumë artistëve si George Strait, Tim Mcgrow, Lady Antebellum, Dierks Bentelysi dhe Miranda Lambert”.

XS
SM
MD
LG