Lidhje

Pakistan: Të paktën 5 të vrarë nga një shpërthim


Zyrtarët në veri-perëndim të Pakistanit thonë se një shpërthim gjatë një ceremonie fetare shiite la të vrarë të paktën pesë vetë.

Autoritetet thonë se 90 vetë u plagosën nga shpërthimi sot në Dera Ismail Khan, ku dje u ndërmor një sulm tjetër, përsëri kundër popullatës shiite.

Filiali i rrjetit Taleban në Pakistan mori përgjegjësinë për të dyja sulmet.

Sulmet ndërmerren ndërkohë që myslimanët shiitë festojnë muajin e shenjtë Muharram, i cili hap vitin kalendarik mysliman. Edhe në të kaluarën ka pasur sulme nga ekstremistët suni kundër besimtarëve shiitë gjatë muajit Muharram.

XS
SM
MD
LG