Lidhje

Presidenti Obama: Presioni ndërkombëtar do të bindë Iranin

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama thotë se nuk ka asnjë garanci që sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit do ta bindin atë vend të ndalojë punën në programin e tij sensitiv bërthamor.

Megjithatë, Presidenti Obama tha sot se nën presionin e vazhdueshëm ndërkombëtar, Irani më në fund do të bindet se zhvillimi i armëve bërthamore nuk ia vlen për koston e lartë që ka. Gjatë një interviste me kanalin televiziv ABC, zoti Obama tha se regjimit iranian nuk i mungon inteligjenca dhe po ndjek me vëmendje se çfarë po ndodh në komunitetin ndërkombëtar.

Media shtetërore e Iranit bëri të ditur sot se Teherani ka ndërtuar dhe provuar centrifuga që janë dy herë më të fuqishme se ekzistueset. Në njoftim thuhet se shefi i energjisë bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, e bëri njoftimin sot me rastin e ditës kombëtare bërthamore të Iranit.

Fuqitë botërore besojnë se Irani po përpiqet në mënyrë sekrete të zhvillojë armë bërthamore, akuzë që ai vend e hedh poshtë.

Dje, diplomatë nga gjashtë fuqitë botërore u takuan në Nju Jork për të diskutuar mundësinë e një serie të re sanksionesh kundër Iranit për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG