Lidhje

Zëdhënësi Gibs: Mungesë transparence nga kompania BP për rrjedhjen e naftës

  • Zëri Amerikës

Zëdhënësi Gibs: Mungesë transparence nga kompania BP për rrjedhjen e naftës

Zëdhënësi Gibs: Mungesë transparence nga kompania BP për rrjedhjen e naftës

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, thotë se administrata Obama ka patur “probleme me mungesën e transparencës nga kompania British Petrolium” lidhur me rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Zoti Gibs tha në programin “Face the Nation” të kanalit televiziv CBS se administrata i ka dërguar një letër kompanisë BP, në të cilën e kërkon të dhënat e fundit për dëmin që i ka shkaktuar mjedisit nga rrjedhja e naftës.

Ai tha se të gjitha agjencitë qeveritare që kanë kompetenca për raste të tilla janë angazhuar për ndërprerjen e rjedhjes, duke shtuar se qeveria “nuk ka qendruar pasive”, siç pretendojnë disa kritikë.

Drejtori i menaxhimit të kopanisë BP, Bob Dudley, i tha rrjetit televiziv CNN sot se BP ka qënë e hapur në përpjekjet e saj, por nuk ka qënë në gjendje të matë sasinë e naftës së derdhur. Ai tha gjithashtu se rrjedhja është “katastrofike për çdo punonjës të BP-së” dhe askush nuk është më i preokupuar se sa vetë kompania për të bllokuar rrejdhjen”.

XS
SM
MD
LG