Lidhje

Presidenti Obama viziton Koloradon


Presidenti Barak Obama viziton sot Koloradon për t’u takuar me familjet që janë përfshirë nga zia pas masakrës në sallën e kinemasë në një qytezë pranë Denverit.

12 njerëz u vranë, mes tyre një vajzë 6 vjeçare dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Të shtunën, specialistë të çaktivizimit të bombave eliminuan të gjitha lëndët shpërthyese që ishin në apartamentin e të akuzuarit, i cili kishte shumë pajime shpërthyese.

Shefi i policisë së qytezës Aurora, Dan Oates tha se apartamenti ishte lënë gati nga 24 vjeçari në mënyrë të tillë, që cilido që tentonte të hynte, të vritej. Ai tha se sipas këtij versioni, kishte të ngjarë që i vrari të ishte një oficer policie. Zyrtarët thanë se studenti 24 vjeçar James Holmes gjuajti në masë në kinemanë e mbushur me spekatorë ditën e premte.

Ai ishte i armatosur rëndë. Policia e arrestoi Holmesin jashtë sallës së kinemasë menjëherë mbasi ai kreu masakrën, dhe i gjeti në përdorim një pushkë, një shotgun, dy revole, një maskë gazi dhe një jelek antipumb. Ai po mbahet i izoluar nga policia.
XS
SM
MD
LG