Lidhje

SHBA: Përdorimi i bakterieve për pastrimin e oqeanit nga nafta


Početak močvarnog područja u Louisiani
Početak močvarnog područja u Louisiani

Ndërsa vazhdon rrjedhja naftës në Gjirin e Meksikës, disa shkencëtarë dhe kompani të Luizianës po planifikojnë pastrimin e ujërave duke përdorur bakterie që ushqehen me naftë.

Me mijëra pelikanë kanë ngritur çerdhet e tyre dhe jetojnë në kënetat e Luizianës këtu. Para rrjedhjes së naftës, sapo ishin hequr nga lista e specieve të rrezikuara. Por këto këneta janë të ndotura me naftë dhe është vështirë të pastrohen.

Megjithatë pritet që zgjidhja të mos vonojë. Në rezervatin natyror të shtetit të Luizianës në Grand Ajll, profesor Ralf Portier mbikëqyr shumimin e baktiereve naftëngrënëse me emra të gjatë e të ndërlikuar. Ato do të hidhen në plazhet dhe në kënetat përgjatë Gjirit të Meksikës.

“Këto janë mikroorganizma nga kënetat e Luizianës. Nuk janë baktere të posaçme ose të rritura në laborator. Janë mikrobe të përshtatura ndaj kushteve të mjedisit dhe veçori e tyre është se ushqehen me naftë.” - thotë ai

Profesor Portier jep mësim në Universitetin Shtetëror të Luizianës. Ai ka bërë studime në këto anë për një periudhë 30 vjeçare dhe ka marrë pjesë në pastrimin e lëndëve të rrezikshme duke përdorur mikroorganizmat.

Ai thotë se mikrobet nuk do të kenë ndikim negativ ndaj mjedisit.

“Nëse hedhim një sasi të mjaftueshme, ata do ta pinë naftën. Kur të hiqet nafta, ato bëhen ushqim për tjera mikrobe dhe thjesht zhduken.” - thotë profesori

Profesor Portier thotë se nafta zakonisht del në sipërfaqe, ku mikroorganizmat mund ta zbërthejnë në pak ditë.

Ai thotë se tretësit e përdorur në sipërfaqen e oqeanit dhe në sipërfaqen e Gjirit kanë qenë të efektshëm. Por shton se përdorimi i tretësve nga kompania BP thellë në ujë dhe në afërsi të kënetave mund të sjellë rreziqe.

“Zbërthimi i naftës poshtë sipërfaqes mund të jetë vendim i gabuar. Mikrobet më grykëse apo më të uriturat ndodhen në dy deri tri milimetrat e sipërme të oqeanit.” - thotë profesori

Kompania “TMD Technologies” pastron dheun dhe ujërat e ndotur me anë të mikrobeve. Vite më parë, kjo firmë licensoi teknologjinë që përdor profesor Portier. Brixhit Pitrë LaBord është nënpresidente e kompanisë. Ajo thotë:

“Ne prodhojmë mikrobe me përqendrim shumë të lartë që ato pastaj të zbërthejnë dhe konsumojnë naftën e përqendruar që ka depërtuar në moçale.”

Zonja LaBordë thotë se ekipi i saj po pret dritën e gjelbër nga Roja Bregdetare Amerikane. Pastaj ata do të fillojnë të hedhin mikrobet në pjesët më të ndjeshme të kënetave të Luizianës. Ajo thotë se kompania mund të prodhojë çdo javë deri në 170 mijë litra lëndë me përqendrim të lartë bakteresh.

Shkencëtarët mendojnë se pasi të hiqet nafta dhe të pastrohen plazhet pjesërisht, punën mund ta kryejë vetëm nëna natyrë, falë bakterieve të saj të panumërta.

XS
SM
MD
LG