Lidhje

Pakistan: Pritet vizita e Sekretares së Shtetit Hillari Klinton në muajin korrik

  • Zëri Amerikës

Ministri i Jashtëm i Pakistanit thotë se Sekretarja amerikan e Shtetit, Hillari Klinton do të vizitojë Islamabadin në mujin korrik.

Shah Mahmud Kureshi u tha gazetarëve sot se homologia e tij amerikane do të bëjë një vizitë të dytë në kuadrin e dialogut strategjik SHBA – Pakistan. Takimi i parë u mbajt në muajin mars.

Zoti Kuteshi foli në një konferencë të përbashkët shtypi me të dërguarin e posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, Riçard Hollbruk, i cili mbërriti në Islamabad të premten për bisedime me zyrtarë të lartë pakistanezë.

Njoftimi bëhet kur zyrtarë pkistanezë të zbulimit thonë se një goditje me raketë që mendohet të ketë qënë amerikane, la të vrarë të paktën 12 ekstremistë.

Zyrtarët thanë se avioni pa pilot goditi sot me dy raketa një kompleks në lindje të Miranshahut në rajonin fisnor të Veziristanit Verior. Ata thanë gjithashtu se mes të vrarëve ishin edhe të huaj.

XS
SM
MD
LG