Lidhje

Në San Francisko mbahet gara e përvitshme e teknologjisë për nxënësit e shkollave të mesme


Në San Francisko mbahet gara e përvitshme e teknologjisë për nxënësit e shkollave të mesme
Në San Francisko mbahet gara e përvitshme e teknologjisë për nxënësit e shkollave të mesme

xënës nga 59 shkolla të mesme amerikane që përfaqësojnë 11 shtete kohët e fundit kanë sjellë robotët e tyre në Uashington për të marrë pjesë në konkurrencën e përvitshëm për robotët. Kjo i shtyn nxënësit e shkollave të mesme që në bashkëpunim me këshilltarët e tyre profesionalë të dizejnojnë dhe ndërtojnë robotë që konkurojnë në ndeshjet e futbollit.

Qindra nxënës të shkollave të mesme amerikane janë mbledhur për të parë garën e teknologjisë. Aktiviteti u organizua nga grupi FIRST.

Çdo vit, nxënësit ndahen në ekipe dhe së bashku me këshilldhënësit punojnë në projekte të ndryshme. Sfida e këtij viti është dizejnimi dhe ndërtimi i një roboti që mund të godasë topin në drejtim të portës. Atyre u janë dhënë gjashtë javë për të përfunduar projektin.

Dean Kamen është ideator i garës. Ai është shpikës dhe e ka themeluar organizatën FIRST 21 vjet më parë. Synimi i tij është t’i nxisë fëmijët të merren me teknologji.

Lojërat dëshmuan se duke përdorur mendjen e tyre të rinjtë mund të mësojnë aftësi për krijimin e robotëve që luajnë futboll.

Harry Reid është njëri nga dy senatorët që morën pjesë në këtë aktivitet.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që në vend të një ndeshjeje basketbolli, ne shikojmë fëmijët që duan të bëhen shkencëtarë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa t’i inkurajojmë fëmijët të merren me matematikë dhe me lëndë tjera shkencore.” - thotë ai

Nxënësit thonë se këtu ata mësojnë gjëra të vlefshme.

Aktivitetet për teknologjinë mund të jenë shumë të rëndësishme, sidomos për vajzat. Judi Medweoff është këshilltare dhe kryetare e ekipit ku bënë pjesë Allison. Ajo thotë:

“Këtë vit në ekipin tonë kemi patur 12 vajza nga gjithsej 58 anëtarë të ekipit, çdo vit numri i vajzave në ekip po rritet dhe kjo është një gjë e mirë.”

Dean Kamen ka kërkuar mbështetje nga qeveria për programin FIRST dhe synimin tij për të krijuar mundësi që të gjithë fëmijët të merren me mësimin e teknologjisë.

XS
SM
MD
LG