Lidhje

Opinione të analistëve rreth përkeqësimit të marrëdhënieve Iran - Rusi


Opinione të analistëve rreth përkeqësimit të marrëdhënieve Iran - Rusi
Opinione të analistëve rreth përkeqësimit të marrëdhënieve Iran - Rusi

Rusia votoi për sankione më të ashpra të OKB-së ndaj Iranit dhe ka pezulluar marrëveshjen për dërgimin e raketave kundër-ajërore për Iranin.

Mendimi i përgjithshëm është që interesat ekonomike të Rusisë në Iran kanë bërë që Moska të jetë një partner i fuqishëm i Iranit, duke kundërshtuar forcimin e sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit për shkak të programit të tij të armëve bërthamore.

Por shumë ekspertë, përfshirë John Parker i cili punon për Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, thonë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit po përkeqësohen. Ai thotë:

“Marrdhëniet Iran-Rusi ndoshta janë në pikën më të ulët që nga viti 1997 kur të dy vendet bashkëpunuan për përfundimin e luftës civile në Taxhikistan. Tani, tregëtia mes dy vendeve nuk është aq e madhe, fakt që shumë njerëz nuk e dinë. Tregëtia mes Iranit dhe Rusisë në pikën më të lartë arrin në 3,5 miliardë dollarë në vit. Dhe kjo nuk është më shumë se sa tregëtia e Rusisë me Izraelin, popullsia e të cilit është rreth 10 herë më e vogël se popullsia e Iranit. Për shembull, Irani bënë më shumë tregëti me Turqinë dhe me Kinën se sa me Rusinë.”

Analistët si Robert Legvold i cili punon në universitetin e Kolumbias, thonë se gjatë viteve të fundit zyrtarët rusë janë bindur se Irani mund të jetë duke pasuruar uraniumin me qëllim që të ketë alternativën e prodhimit të armës bërthamore.

“Në krahasim me Shtetet e Bashkuara ata nuk janë aq të alarmuar mbi nevojën urgjente për të reaguar kundër Iranit, por tani Moska ka rënë dakord me europianët dhe amerikanët se iranianët nuk po veprojnë në bazë të vullnetit të mirë për të treguar angazhimin për përdorimin paqësor të lendës djegëse bërthamore, pavarësisht se cilat mund të jenë motivet e tjera të tyre. Dhe si rezultat, rusët janë të shqetësuar mbi çështjen e Iranit dhe sigurisht ata nuk duan që Irani të bëhet vend me armë bërthamore.” - thotë ai

Për të treguar pakënaqësinë e tyre ndaj Iranit, ekspertët thonë se Moska votoi në favor të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve më të fuqishme ndaj Teheranit, megjithëse teksti i rezolutës u zbut nga Rusia dhe Kina.

Gaukhar Mukhatzhanova i cili punon në Qendrën e Studimeve për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore Monterej, thotë se zyrtarët rusë kanë arsye tjera të cilat i kanë shtyrë ata të binin dakord për sanksione të reja kundër Iranit.

“Ata gjithashtu duan të sigurohen që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk do të ndjehen të detyruar të ndërmarrin veprime ushtarake. Unë mendoj se interesi kryesor i Rusisë tani është që nga njera anë t’i dërgojë një mesazh Iranit se ata nuk do ta mbështesin atë pa kushte, dhe nga ana tjetër, ata nuk duan të lejojnë veprime ushtarake kundër Iranit.”- tha z. Mukhatzhanova

Ekspertët thonë se një shembull tjetër i përkeqësimit të mardhënieve mes Moskës dhe Teheranit është vendimi i Rusisë për pezullimin e vendimit për dërgimin e raketave kundërajrore S-300 që është pjesë e marrëveshjesë së arritur në vitin 2007.

Sa i përket uzinës bërthamore të Bushehrit në Iranin jupërëndimor, zyrtarët rusë thonë se ajo do të fillojë funksionimin brenda disa muajsh.

David Kramer, ish zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit në administratën e presidenti George W. Bush, thotë se Moska gjithashtu ka bërë të njohur se uzina në Bushehr do të funksionojë si një ndërmarrje e përbashkët ruso-iraniane. Z. Kramer thotë:

“Ky veprim tregon se Rusia nuk do të heqë dorë nga uzina bërthamore në Bushehr, megjithëse gjithashtu duhet patur parasysh se afati për përfundimin e saj është shtyrë disa herë. Kështu që nuk mund të përjashtohet mundësia që afati i hapjes së uzinës të shtyhet përsëri.”

Gaukhar Mukhatzhanova thotë se në bazë të veprimeve të fundit të rusëve, iranianët duhet të ndjehen të tradhëtuar nga Moska:

“Po, unë jam i sugurtë se ata do të ndjehen kështu. Por Irani kurrë nuk i besuar Rusisë. Irani nuk i beson askujt. Kështu që ata veprojnë sikur të jenë tradhëtuar. Por, unë besoj se një pjesë e madhe e politikanëve në Iran në të vërtetë kurrë nuk janë mbështetur te Rusia.”

Analistët thonë se duke marr parsysh gjendjen dobët të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit, ndikimi i Moskës mbi Teheranin është shumë i kufizuar kur është fjala për pakësimin e aspiratave të tyre për ndërtimin e armëve bërthamore.

Robert Legvold nga Universiteti i Kalifornisë thotë:

“Është ide e gabuar të thuhet se rusët kanë më shumë ndikim se sa të tjerët përfshirë Shtetet e Bashkuara mbi Iranin dhe programin e tij bërthamor. Nuk besoj se rusët kanë fuqi të madhe që do të ndikonte në qëndrimet e Iranit. Nëse Irani fillon t’i përgjigjet trysnisë së komunitetit ndërkombëtar, gjë për të cilën unë dyshoj, por në se do ta bënon, atëhere fakti që Rusia do të ndihmonte në arritjen e kësaj, mund të kishte një farë rëndësie. Por, ndikimi i pavarur rus, të paktën nga pikëpamja për të qënë vendimtar, nuk mendoj se ekziston.”

Anlistët thonë se është e vështirë të dihet se çfarë lloji trysnie mund të ushtrohet mbi Iranin për ta detyruar atë të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Ata thonë se sanksionet ndërkombëtare nuk mund të bëjnë gjithçka, veçanërisht kur dihet fakti se ende nuk ka mekanizma ndërkombëtare për zbatimin e sanksioneve.

XS
SM
MD
LG