Lidhje

Moska përfshihet nga smogu i shkaktuar si rezultat i zjarreve

  • Zëri Amerikës

Smogu i dendur ka përfshirë kryeqytetin rus për të tretën ditë me radhë, duke detyruar banorët të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre, ndërkohë që nxehtësia ka arritur temperatura thuajse rekord. Zyrtarët rusë thanë se smogu po shkaktohet dhe përhapet nga afro 600 zjarre në pjesë të vendit të goditura nga thatësira dhe nuk ka shenja se do të fashiten.

Ata thanë se temperaturat pritet t’i afrohen 40 gradëve celsius gjatë ditëve të ardhshme dhe se ndotësit e ajrit, janë në një nivel gjashtë herë më të lartë sesa ai normal.

Një specialist i Shërbimit të Monitorimit Ekologjik të Moskës tha se është niveli më i lartë i ndotjes i regjistruar ndonjëherë në qytet.

Në Moskë, banorët dhe turistët që dilnin jashtë mbanin shalle dhe maska. Një turist tha se smogu ishte aq i dendur, saqë ishte e vështirë të shiheshin nga larg monumentet historike të qytetit.

XS
SM
MD
LG