Lidhje

Duma urdhëron një hetim të mediave amerikane që veprojnë në Rusi


Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, ka miratuar një propozim për të filluar një hetim të organeve amerikane të medias që veprojnë në Rusi, thuhet në një deklaratë të vetë Dumës në faqen e saj të internetit.

Hetimi që do të kryhet nga komisioni i Dumës për politikat e informacionit, teknologjinë dhe komunikimit, do të analizojë nëse CNN-I, Zëri i Amerikës, Radio Liria dhe “media të tjera amerikane”, po veprojnë në përputhje me ligjin rus.

Në deklaratë thuhej se Duma e mbështeti këtë lëvizje të premten në mbrëmje, pasi një deputet i Partisë pro-Kremlinit, Rusia e Bashkuar propozoi një hetim si kundërpërgjigje për atë që ai e quajti një lëvizje “shtypëse” amerikane kundër televizionit RT, që financohet nga shteti rus.

Ai tha se i referohej një nisme të senators amerikane Jeanne Shaheen, që ka paraqitur një projekt-ligj që do t’i jepte kompetenca Departamentit të Drejtësisë për të hetuar shkelje të shumta të një ligji për regjistrimin e entiteteve që përfaqësojnë interesat e një shteti të huaj.

Demokratja Shaheen, kishte sjellë si argument një analizë të një agjencie amerikane zbulimi, që linte të kuptohej se RT ishte pjesë e një fushate ruse për të ndihmuar Donald Trumpin të fitonte zgjedhjet e vitit të kaluar. Kremlini dhe RT e kanë kundërshtuar këtë akuzë.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG