Lidhje

Policia jugafrikane përgatitet për kërcënimet e sigurisë gjatë Kampionatit Botëror

  • Scott Bobb
  • Johanesburg

Policia jugafrikane përgatitet për kërcënimet e sigurisë gjatë Kampionatit Botëror

Policia jugafrikane përgatitet për kërcënimet e sigurisë gjatë Kampionatit Botëror

Ndërkohë që tifozët në mbarë botën po përgatiten për Kampionatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut, organizatorët kanë angazhuar shumë kohë e durim në përgjigje të një shqetësimi kryesor,sigurisë në një vend me ritme të larta krimesh të dhunshme.

Në këtë simulim, policia jugafrikane përballet me demonstrues të dhunshëm pranë statiumit Ellis Park të Johanesburgut. Këto manovra synojnë t’i përgatisin forcat e rendit për Kampionatin e sivjetshëm Botëror të Futbollit.

Ata po përpiqen të përgatiten për çdo kërcënim sigurie, që nga demonstruesit politikë dhe tifozët e revoltuar e deri tek huliganët dhe përpjekjet terroriste.

Qeveria ka shpenzuar afro 2 miliardë dollarë për stërvitjen dhe pajisjen e forcave të rendit. Ajo ka në plan të caktojë 40 mijë policë, një e katërta e forcave totale të rendit, për ndeshjet e Kupës.

Janë ngritur gjykata të posaçme, me gjykatës dhe personelin përkatës për të përballuar arrestime të mundshme në afërsi të 10 stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Ekipe speciale po përgatiten për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë në aeroporte dhe nyje të rëndësishme transporti.

Shefi i Policisë Kombëtare Bheki Cele thotë se zyrtarë të sigurisë nga një numër vendesh po zhvillojnë mbledhje të rregullta për të shkëmbyer informacion mbi kërcënime të mundshme:

“Çdo agjenci serioze e rendit do të marrë seriozisht jo thjesht kërcënimet terroriste, por çdo informacion për kërcënim”.

Në manovra të tjera, policët praktikojnë si të shpërndajnë një turmë demonstruesish që kanë bllokuar hyrjen në stadium. Zoti Cele flet për përgatitjen e forcave të tij:

Stërvitja e sotme mund të ketë përfunduar por zoti Cele thotë se përgatitja do të vazhdojë deri në momentin e goditjes së parë të topit që hap Kampionatin më 11 qershor.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG