Lidhje

Babai i presidentit francez Sarkozi hap një ekspozitë pikture


Babai i presidentit francez Sarkozi hap një ekspozitë pikture
Babai i presidentit francez Sarkozi hap një ekspozitë pikture

Pal Sarkozy, babai i presidentit francez, Nikola Sarkozi, ka hapur një ekspozitë me punimet e tij.

Ekspozita ësht hapur sot, në Espace Cardin në Paris. Babai 82 vjeçar i presidentit francez, i ka krijuar pikturat e tij në bashkëpunim me artistin gjerman të kompiuterave, Werner Hornung.

Një portret i Karla Bruni -Sarkozi, të cilin ai e ka bërë pasi ajo u martua me të birin pritet që të shfaqet në ekspozitë, por portreti i presidentit francez, nuk do të jetë mes veprave të ekspozuara.

Pak javë më parë, Pol Sarkozy, botoi librin e tij me titull “Kaq shumë jetë”. Ai tregon se si ka mbërritur nga Hungaria në Francë në vitin 1948, dhe tregon që natën e parë ka fjetur në një stol në shëtitoren Shans Elize.

Këto momente të vështira të jetës së tij, janë hedhur në tablonë me të njëjtin titull me librin “Kaq shumë jetë”. Kjo tablo do të ekspozohet në ekspozitën e tij, e cila do të jetë e hapur deri në 9 maj.

XS
SM
MD
LG