Lidhje

Ekipi i SHBA barazon me Slloveninë 2-2, ndërsa Serbia mund Gjermaninë 1-0

  • Zëri Amerikës

Ekipi i SHBA barazon me Slloveninë 2-2, ndërsa Serbia mund Gjermaninë 1-0

Ekipi i SHBA barazon me Slloveninë 2-2, ndërsa Serbia mund Gjermaninë 1-0

Ekipi amerikan barazoi sot me Slloveninë në një ndeshje të mbushur me dramë, pasi Sllovenia kryesoi që në pjesën e parë 2 me 0. London Donovan dhe Michael Bradly shënuan dy golat për ekipin amerikan në pjesën e dytë. Mundësitë e Amerikës për kualifikim komplikohen kështu më tej. Grupin C tani e kryeson Sllovenia me 4 pikë. Që të kualifikohet Amerikës do i duhet fitorja me Algjerinë dhe humbja e Sllovenisë me Anglinë.

Po sot Serbia i shkakton një humbje që mund t'i kushtojë thellë Gjermanisë në një ndeshje të mbushur me disa vendime të debatueshme të arbitrit. Milan Jovanovic shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Serbinë disa sekonda pasi arbitri i dha kartonin e kuq sulmuesit gjerman Miroslav Kloze për një ndërhyrje të gabuar nga pas. Për gati dy-të-tretat e ndeshjes Gjermania luajti me 10 lojtarë. Gjermania humbi rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 61 kur Lukas Podolski nuk shënoi dot nga 11 metërshi. Arbitri spanjoll Alberto Undiano dha 9 kartona të verdhë dhe një të kuq.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG