Lidhje

Shakira realizon videoklipin e këngës së Botërorit 2010

  • Zëri Amerikës

Shakira realizon videoklipin e këngës së Botërorit 2010

Shakira realizon videoklipin e këngës së Botërorit 2010

1. Është realizuar dhe në versionin 3 dimensional himni zyrtar i Kampionatit Botëror të Futbollit, me titull “Waka Waka, është koha për Afrikën”. Kënga është një bashkëpunim i këngëtares kolumbiane Shakira me grupin afrikano jugor Freshlyground.

Kënga “Waka Waka, është koha për Afrikësn” është bazuar në motivet e muzikës së Kamerunit. Shakira ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjse së kampionatit Botëror të futbollit krahas artistëve amerikanë si Alicia Keys dhe Black Eyed Peas.

2. Këngëtarja Sarah McClachlan ka hedhur në treg albumin e saj “Laws of illusion”, i cili erdhi mbas një shkëputje prej 7 vjetësh. E pyetur se përse kjo kohë kaq e gjatë ajo thotë:

“Unë kam fatin të zgjedh se sa kohë të jetës sime dua të jem artiste produktive dhe sa sa kohë duhet të jem nënë. Kështu vendosa që për një kohë të lë paksa mënjanë karrierën dhe t’u kushtohem fëmijëve dhe kjo gjë nuk më ka mërzitur.”.

Kënga e parë e albumit titullohet “Loving you is easy”, për të cilën Sarah thotë se ishte një material për të treguar se sa është rritur profesionalisht si këngëtare.

Gjatë këtyre 7 viteve të shkëputjes së saj nga karriera muzikore, McClachlan, solli në jetë fëmijën e saj të dytë, por iu desh të përballej dhe me divorcin nga bashkëshorti i saj .

Vetë ajo thotë se këto ngjarje në jetën e saj , kanë qenë të rëndësishme për t’i dhënë karakterin dhe formën albumit dhe muzikës së saj.

Sarah McLachlan do të dalë nëpër turne këtë verë, për të promovuar albumin e saj të ri.

3. Taylor Swift ka pritur 15 orë me rradhë adhuruesit e saj përpara se të jepte ngjitje në skenën e festivalit të CMA Music.

“Mbaj mend vehten time kur isha e vogël që prisja për orë e orë me rradhë që të merrja një autograf nga këngëtarët e mi të preferuar. Ndaj nuk do të nguroja që të nënshkruaja autografe për këdo që do të vinte për të marrë një të tillë. “ - tha ajo

Rreth 10 mijë njerëz morën pjesë në stadiumin e Nashville, për këtë festival dhe Taylor takoi rreth 2 mijë prej tyre.

Adhurues të saj të moshave të ndryshme kryesisht adoleshentë kanë pritur për t’u takuar me idhullin e tyre, dhe Taylor nuk ka ngurruar që t’i presë e t’i trajtojë ata si miq të vjetër.

Mbrëmjen e sotme Taylor do të jetë sërish në Nashville, mes adhuruesve të saj tradicional të muzikës kantri.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG