Lidhje

Kreu i FMN: Spanja po ecën në drejtimin e duhur ekonomik

  • Zëri Amerikës

Kreu i Fondit Monetar Ndëkombëtar thotë se Spanja po lëviz në drejtim të duhur me masat e forta që ka marrë me qëllim reduktimin e defiçitit buxhetor të vendit.

Drejtori i FMN-së Dominique Strauss-Kahn tha se ka besim në prospektin afatë-shkurtër dhe afatë-gjatë të ekonomisë së Spanjës.

Ai foli pas takimit me kryeministrin spanjoll Jose Luis Rodrgiuez Zapatero në Madrid.

Ekonomia e Spanjës ndodhet në vështirësi pasi defiçiti buxhetor është 11.2% dhe shkalla e papunësisë ka arritur në 20%. Disa invesitorë europianë druajnë se ekonomia e vendit mund futet në kolaps.

Të mërkuren, qeveria e Spanjës ra dakord për reforma në punësim që do t'u lehtësonin mundësitë kompanive që të punësojnë punëtorë me pagesa më të ulëta dhe të nxjerrin nga puna punëtorët për të cilët nuk kanë nevoj.

Spanja gjithashtu ka rënë dakord të publikojë rezultatet e të ashtuquajturit “test i stresit” mbi gjendjen e bankave, i cili do të tregojë nëse vendi mund të merret me përkeqësimin e ekonomisë.

XS
SM
MD
LG