Lidhje

Rregullatorët bankarë: 7 nga 91 bankat europiane nuk mund t'i mbijetojnë një krize tjetër


Rregullatorët bankarë evropianë thonë se shtatë nga 91 banka nuk kanë fonde të mjaftueshme për t’i mbijetuar një krize tjetër të rëndë.

Komisioni i Mbikqyrësve Evropianë të bankave, me qendër në Londër i shpalli rezultatet sot në të ashtuquajturën provë të stresit.

Prova kishte si qëllim që të siguronte investitorët dhe publikun për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, megjithëse shumë vende përballen me nivele në rritje borxhi. Investitorët shqetësohen se shumë banka i kanë dhënë hua qeverive evropiane dhe mund të falimentojnë nëse qeveritë nuk e kthejnë borxhin.

Njoftimi i sotëm thoshte se shtatë bankave që nuk e kaluan provën u duhet të grumbullojnë 4.5 miliardë dollarë gjithsej. Mes tyre janë Hypo Real Estate e Gjermanisë, banka ATE e Greqisë dhe pesë banka rajonale spanjolle.

Hypo Real Estate është marrë nën kontroll nga qeveria gjermane.

XS
SM
MD
LG