Lidhje

4 korriku, një ditë e veçantë për shtetasit e rinj amerikanë

  • Mike Amerikës

Shtetasit e rinj u mblodhën në qendrën kuvendore të Los Anxhelosit, 3 mijë prej tyre bënë betimin në mengjes dhe 3 mijë të tjerë pasdite.

Ata ishin të rinjë e të moshuar dhe vinin nga Meksika, Filipinet, Irani, nga gjithsej 110 vende. Disa prej tyre kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara me dekada si banor të përhershëm. Zhang Kian nga Kina ka jetuar këtu pesë vite.

“Më bënë të ndjehem pjesë e vendit dhe unë jam vërtetë i nderuar dhe jam shumë i gëzuar tani.” - thotë ai

Shtetasit e rinjë bënë betimin e besnikërisë për Shtetet e Bashkuara, kushtetutën dhe ligjet e saj. Për Zigmond Balla dhe familjën e tij, nga Rumania, është koha për të ofruar falenderime. Ai thotë:

“Ju falenderojmë që na keni lejuar të rrijmë në këtë vend, dhe ne jemi krenar që po behemi shtetas amerikan.”

Kara Noble nga Britania e Madhe mezi pret të shfrytëzoj të drejtën e votimit, dhe si shumë të tjerë, ajo mezi pret të festoj katër korrikun e saj të parë si shtetase amerikane.

“Do të jetë e fantastike, një ditë shumë e veçant, mendoj se do ta festoj duke pirë birrë. Ndoshta do të shkoj në plazh. Pa dyshim, do të shikojmë fishekzjarret.” - thotë ajo

Kjo festë përkujton 4 korrikun 1776, kur themeluesit e vendit ndërprenë lidhjet me Britaninë e Madhe dhe e bënë Amerikën shtet të pavarur.

Disa prej atyre që bënë betimin si shtetas të rinjë janë duke kryer shërbimin në ushtrinë amerikane. Shtetas tjerë të rinjë janë të martuar me pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

Shumë prej tyre thonë se janë të mbushur me krenari, përfshirë Salvador Alcala i cili është lindur në Meksikë.Ai thotë se është i mbushur me krenari sepse ky është vend i lirë.

Andrew Rizk dhe familja e tij kanë ardhur nga Egjipti dhe kanë jetuar këtu gjashtë vite. Ai thotë se zakonisht festën e katër korrikut e festojnë në plazh, dhe kjo nuk do të ndryshoj këtë vit.

Shtetasja e re Astara Rodriquez nga India thotë se katër korriku është festa e saj e preferuar.

“Unë gjithnjë kënaqem në festën e Katër Korrikut. Kjo festë i bashkon të gjithë.”- thotë ajo

Pas ceremonisë, pjesëmarrësit morën çertifikata për verifikimin e statusit të tyre të ri si shtetas amerikan. Disa prej tyre bënë fotografi me familjet e tyre për të kujtuar këtë ngjarje.

Dhe shumë prej tyre thonë se ata mezi presin të festojnë festën tjetër, Katër Korrikun, ditëlindjen e Amerikës.

XS
SM
MD
LG