Lidhje

SHBA: Qendrat e traumave në raste emergjence

  • Carol Amerikës

Që prej shtatorit 2001, ndërtesat e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta. Prania e policisë është më e dukshme. Madje personeli emergjent ka zhvilluar prova evakuimi në përgatitje për sulme të mundshme në të ardhmen.

Por ç’do të bëhej nëse një sulm përfundon me sukses, si ai i makinës bombë në New York më 1 maj? Spitalet amerikane nuk janë të përgatitura që të kujdesen për pacientë që do të vërshonin në sallat e urgjencës, thotë shefi i njësisë së traumave në Qendrën mjeksore Hadassah në Jeruzalem, Dr. Avi Rivkind.

"Është problem sepse kur sallat e urgjencës janë përballur për një kohë të gjatë vetëm me viktima aksidentesh ose plagë armësh, personeli ka të bëjë me një skenar krejt ndryshe kur aty vërshojnë 20, 30 ose 50 veta në të njëjtën kohë". - thotë ai

Në Izrael, mjekët më me përvojë trajnohen në këtë drejtim. Dr. Rivkind thotë se amerikanët duhet ta kopjojnë këtë praktikë.

Dr. Rivkind ka eksperiencë rreth ndikimeve të një sulmi terrorist me bombë në një qytet plot me njerëz dhe nevojën kritike për t’u përgatitur.

Përgatitjet fillojnë në shkollën e mjeksisë. Dr. Rivkind thotë se spitalet dhe shkollat e mjeksisë në Shtetet e Bashkuara duhet të kenë programe kërkimore dhe arsimore të lidhur me traumën.

Plagosjet nga një makinë bombë ndryshojnë shumë nga format e tjera të plagosjeve. Njerëzit që janë pranë nxehtësisë që çlirohet nga shpërthimi kanë nevojë urgjente për oksigjen.

Dr. Rivkind thotë se në Izrael, të parët që mbërrijnë në vendin e ngjarjes janë personeli teknik mjekësor, që është pjesë e ekipit të traumës. Në Jeruzalem, ata janë të pajisur me kamera në mënyrë që mjekët të mund të shikojnë menjëherë pacientët.

"Ne i shikojmë pacientët në kompjuter dhe në telefonin celular. Madje jemi bërë shumë të sofistikuar në këtë drejtim. Ne mund të komunikojmë me ekipet e ndihmës së shpejtë dhe t’u japim këshilla se ç’të bëjnë me pacientët para se të mbërrijnë në spital". - thotë dr. Rivkindi

Periudha më kritike për kurimin e pacientit janë 60 minutat e para pas shpërthimit. Kënaqësia e Dr. Rivkind është e lidhur jo vetëm me shpëtimin e jetës së pacientëve, por edhe me vazhdimin e jetës së tyre normale.

"Është lumtëri dhe kënaqësi. Është gjëja më e mirë në botë që mund të arrish". - shton ai

Zyrtarët në New York dhe gjetkë po studjojnë mënyrën e veprimt të njësive të traumave në Qendrën Mjeksore Hadassah. Por sipas një raporti të Kongresit, spitalet amerikane kanë ende shumë punë për të bërë.

XS
SM
MD
LG