Lidhje

Qyteti kolonial i Uillaimsburgut tërheq vizitorë të shumtë


Qyteti kolonial i Uillaimsburgut tërheq vizitorë të shumtë
Qyteti kolonial i Uillaimsburgut tërheq vizitorë të shumtë

Më tepër se 1 mijë e 500 interpretues të veshur me kostume të shekullit të 18-të, mbushin çdo ditë rrugët e Uilliamsburgut. Ata ofrojnë ture, u përgjigjen pyetjeve dhe diskutojnë mbi tema të tilla, si p.sh. krijimi i parukeve, apo mënyra e sjelljes në shekullin e 18-të. Njeri prej tyre, Bill Rose interpreton rolin e një burri që ka jetuar gjatë periudhës së luftës revolucionare.

"Një intrepretues i mirë, nuk i ndryshon faktet historike, ai mund t’i tregojë ato në mënyrë të tillë që të kuptohen mirë nga një audiencë moderne dhe të ndihmon ta kuptosh mirë periudhën historike…"- thotë ai

Aktorët vishen, flasin dhe punojnë sikur jetojnë në kohët koloniale. Disa portretizojnë një numër të madh karakteresh, ndërsa të tjerë interpretojnë role specifike. Për shumicën, aktrimi është profesioni dhe karriera e tyre. Jim Sutphin është drejtor i programeve historike të Uilliamsburgut. Ai thotë:

"Kjo është puna e tyre, por në të njëtjën kohë është edhe pasioni i tyre: vijnë të veshur me rroba të shekullit të 18-të dhe intrepretojnë historinë për vizitorët tanë."

Para se të fillojnë portretizimin e një personazhi të shekullit të 18-të, aktorët ndjekin klasa historie dhe bëjnë prova për veshjen e kostumeve. Hope Smith p.sh., intrepreton rolin e një skllaveje. Gjysma e popullsisë së shekullit të 18-të të Uilliamsburgut ishin me origjinë skllave, ngaqë skllavëria ende nuk ishte zhdukur.

"Unë përpiqem t’i jap kuptim jetës në ato vite. Përmes karakterit tim, përmes syve të një karakteri specific që unë intrepretoj mund të njihesh me Luftën Revolucionare, një ngjarje e madhe historike." - thotë ajo

Krahas me intrepretusit e karaktereve, në Uilliamsburg ka një sërë dyqanesh ku aktorët tregojnë për zejet e shekullit të 18-të, si hekurpunuesi, marangozi, ose rrobaqepësi. Mathew Ockketzo studion për zanatin e farkëtarit në kolegj dhe bën praktikën në Uilliamsburg.

Dyqani I farkëtarit siguron vegla edhe për dyqanet e tjera të qytezës historike dhe pëgjigjet edhe për mirëmbajtjen e ndërtesave. Synimi kryesor i interpretuesve është të ruajnë këtë zanat për t’ua treguar gjeneratave të ardhshme të amerikanëve. Mathew thotë se është i lumtur të ndihmojë në ruajtjen e një tradite mijëravjeçare:

Njerëzit bëjnë punë të ndryshme në zyrë, të cilat nuk i pëlqejnë, madje disa edhe i urrejnë, ndërsa farkëtarët janë mjaft aktive në punë, ata janë shumë të kënaqur me atë që bëjnë.

Turistët kanë rastin t’i shohin aktorët dhe interepretuesit në Williamsburgun lolonial gjatë të gjithë vitit, qoftë ditë me diell, apo me shi. Përveçse flasin me interes të veçantë, aktorët i japin ngjyrë dhe kuptim një vendi të mbusur me histori, si dhe origjinës së demokracisë amerikane.

XS
SM
MD
LG