Lidhje

Entuziazmi i Kampionatit Botëror të Futbollit në kryeqytetin amerikan


Entuziazmi i Kampionatit Botëror të Futbollit në kryeqytetin amerikan
Entuziazmi i Kampionatit Botëror të Futbollit në kryeqytetin amerikan

Përfaqësues të rrjeteve të komunikimit në Uashington, kanë sjellë në kryeqytetin amerikan traditën e të shikuarit të ndeshjeve të futbollit në ekrane të mëdhenj, në vende të hapura. Ata vendosën dy ekrane të mëdhenj të shtunën në një park, për të ndjekur ndeshjen Angli- SHBA.

Ndërsa kjo është një traditë në shumë vende të botës, për kryeqytetin e SHBA ishte hera e parë ndaj edhe u kalua me festime. Mijëra tifozë kanë vërshuar në park për të parë ndeshjet e kampionatit dhe për të treguar njohuritë e tyre në futboll.

Humori i tyre, si zakonisht në ndeshje futbolli, lëviz nga qetësia në reagime ekstreme. Dhe moda e ekspozuar është e larmishme.

Një nga organizatorët, Michael Lipin, e nisi idenë e tij në Facebook, dhe nuk u zhgënjye nga përgjigja e publikut.

“ Ajo që po marrim është enrgji. Njerëzit na falenderojnë që krijuam një organizim të tillë”. - thotë ai

Ndihma për këtë organizim vjen dhe nga grupet mbështetëse “Screaming Eagles” dhe “American Outlaws”. Një vullnetar, Chris Pavlakos, thotë se ai po ndjen që më në fund futbolli po bëhet i rëndësishëm në Amerikë. Por ai thotë se ende ka shumë për t’u bërë që futbolli të pranohet si sporti më popullor në botë edhe këtu në Shtetet e Bashkuara:

“ Mendoj se ky është i vetmi vend në botë ku një grup vullnetarësh kanë mbledhur rreth 20 mijë dollarë për të vendosur një ekran të madh për të ndjekur Kupën e Botës në kryeqytetin e vendit”. - thotë ai

Një 21 vjeçar nga Nigeria që ka ardhur si student në SHBA, Rotimi Iziduh, po e pëlqen këtë përvojë, ndonëse ekipi i tij Nigeria, u mund nga Argjentina.

Një kamariere nga Bolivia, Amalia Molina, ishte një nga të shumtët që provoi burinë tradicionale Vuvuzela, të cilat tashmë janë kther në kolonën zanore të ndeshjeve të Kampionatit në Afrikën e Jugut.

Por ngjarja më e rëndësishme ishte ndeshja mes Anglisë dhe SHBA. Kishte këngë, tension kostume shumëngjyrëshe dhe tifozëri nga të dyja palët.

Pavarësisht gjithë kësaj trazire, legjenda e shahut në Uashington, Thomas Murphy, ishte i ulur në vendin e tij të zakonshëm pranë një fushe shahu. Teksa shihte ndeshjen e futbollit, ai thoshte se ndoshta organizatorët do të vendosnin një ekran të madh dhe për ndeshjen e basketbollit mes Boston Celtics dhe Los Angelos Lakers.

“ Do të doja ta shija ndeshjen e basketbollit Boston-Lakers në ekran të madh. Kjo do të ishte e drejtë, që kushdo të shohi ndeshjen e futbollit, të cilën e pëlqej, por të kemi mundësi të shohim dhe basketbollin”. - shton ai

Kjo është e pamundur. Organizatorët thonë se ata duan që të mbledhin para për të përsëritur sërish këtë organizmim për finalen e botërorit në 11 korrik, pavarësisht nëse skuadra amerikane do të jetë në finale ose jo.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG