Lidhje

Botërori 2010: Uruguaji mund Ganën me penallti, Holanda mposht Brazilin

  • Zëri Amerikës

Uruaguaji hyri në gjysmëfinale pas një loje dramatike në Johanesburg ku ekipi i Ganës u paraqit dinjitoz dhe me shanse të shumta për të shënuar. Loja e rregullt përfundoi 1 me 1 dh shtesa prej 30 minutash nuk solli ndonjë ndryshim. Fitorja e Uruguajit u vulos me anë të penalltive - Gana humbi dy ndërsa Uruguaji vetëm një.

Hollanda u bë sot ekipi i parë që kalon në gjysëmfinalen e Kampionatit Botëror, pas fitores 2 me 1 ndaj Brazilit.
Brazili shënoi i pari me një gol të Robinhos në minutën e 10. Një gol që ai shënoi më parë, u përcaktua pozicion jashtë loje.

Në pjesën e parë Brazili nuk i dha shumë shans Hollandës që të shënonte. Por pjesa e dytë e ndryshoi balancën.

Braziliani Felipe Melo shënoi një autogol, dhe më pas Uezli Snajder shënoi golin e dytë për Hollandën. Brazili pati edhe një dizavantazh tjetër pasi në pjesën e dytë luajti me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq ndaj Felipe Melos.

Ndeshja u luajt në Port Elizabeth të Afrikës së Jugut. Brazili ka qenë pesë herë kampion bote.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG