Lidhje

Volkswagen, pasojat e manipulimit teknik


Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen bëri të njohur se dëmi që i është shkaktuar kompanisë nga manipulimi për të fshehur sasinë e gazeve që çlirojnë makinat e saj me naftë, ishte 18, 2 miliardë dollarë vetëm për vitin 2015. Por dëmi total mund të jetë edhe më i lartë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Matthias Mueller, kërkoi përsëri falje për skandalin, në konferencën e përvitshme për shtyp në Wolfsburg të Gjermanisë, duke thënë se "ne i zhgënjyem shumë njerëz që kishin besim tek Volkswagen-i."

Në shtator të vitit të kaluar autoritetet amerikane zbuluan se prodhuesi gjerman I makinave, një nga më të respektuarit e botës, kishte instaluar prograame kompjuterike për të mashtruar testet e çlirimit të gazeve. Janë rreth 11 milionë makina Volkswagen në mbarë botën që kompania duhet t’i rregullojë që pas zbulimit të skandalit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG