Lidhje

Çështja Volkswagen, skandali i mashtrimit


Kreu i ri i kompanisë gjermane Volkswagen, tha se shpreson që kompania të mund të fillojë tërheqjen e automjeteve në janar të vitit 2016 dhe ndoshta të përfundojë deri në fund të vitit riparimin e të gjitha automjeteve të prekura nga skandali i mashtrimit me emetimin e gazeve.

Zoti Matthias Mueller i tha një gazete gjermane se ai shpreson që të 11 milionë automjetet e prekura të riparohen brenda një viti.

Volkswageni është nën trysninë e autoriteteve evropiane për të njoftuar planet për zgjidhjen e skandalit, i cili ka shkaktuar një krizë besimi, më e rënda në historinë 78-vjeçare të kompanisë, që kur autoritetet federale amerikane njoftuan për këtë skandal më 18 shtator.

XS
SM
MD
LG