Lidhje

Volkswagen pranon përdorimin e programit mashtrues


Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen pranoi se 11 milionë makina, të shitura në mbarë botën, janë pajisur me një program kompjuterik, që synon të shmangë rezultatet e vërteta të emitimit të gazeve gjatë testit për këtë qëllim.

Volkswagen njoftoi sot se ka caktuar një fond prej 7.3 miliardë dollarësh për të bërë ndryshimet përkatëse në këto makinat me shpresë për të rifituar besimin e konsumatorëve.

Përmes një deklarate Volkswagen thotë se po punon për të eliminuar programin i cili synonte të mashtronte aparaturat e kontrollit të emetimit të gazeve.

Departamenti amerikan i drejtësisë tha se do të fillojë hetimet nën akuzat se firma Volkswagen qëllimisht ka mashtruar me testet e emitimit të gazeve për 500 mijë makina me naftë të shitura në Amerikë.

Drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Martin Winterkorn kërkoi ndjesë për mashtrimin e konsumatorëve dhe premtoi të bashkëpunojë me autoritetet gjatë hetimeve.

Veç kostos së ndryshimit të programit, Volkswageni mund të gjobitet me 18 miliardë dollarë.

Makinat në fjalë lëshojnë në realitet mbi 40 për qind më shumë gaze të dëmshëm se sa ç’tregojnë aparaturat e testit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG