Lidhje

Volkswagen mbledh makinat me sistem të manipiluar


Rregullatori gjerman i automobilëve KBA (Kraftfahrt-Bundesamt) urdhëroi kompaninë Volkswagen të grumbullojë 2.4 milion makina të saj që përmbajnë programe të manipuluara për testet e emetimit të gazeve.

Volkswagen kishte sugjeruar më parë grumbullimin vullnetar të makinave. Kompania është kritikuar për përgjigjen e ngadaltë ndaj skandalit që doli muajin e kaluar kur autoritetet amerikane njoftuan se kishin zbuluar problemin.

Javën e kaluar shefi ekzekutiv i Volkswagen në Shtetet e Bashkuara, Michael Horn, kërkoi ndjesë gjatë një séance dëgjimore në kongres rreth skandalit që përfshijnë gati 500 mijë makina në Shtetet e Bashkuara.

Çështja ka të bëjë me përdorimin nga Volkswagen të programeve që mashtrojnë sistemin e kontrolleve të ndotjes gjatë testeve për nxjerrjen e gazeve. Volkswagen ka pranuar se gati 11 milionë automjete të saj në mbarë botën përmbante programin difektoz.

XS
SM
MD
LG