Lidhje

SHBA: shumë njerëz votojnë herët


Nuk është ende 8 nëntor, por votuesit në Shtetet e Bashkuara po rendin nëpër qendrat e votimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Këto quhen votime të hershme, dhe mbahen në 37 shtete të vendit si dhe në kryeqytetin, Uashingtonin.

Këtë vit, Joe Brookreson do të votojë sa më herët të jetë e mundur.

Ai e lë brumin të vijë...dhe rri në rradhë me të tjerë që votojnë para ditës zyrtare të zgjedhjeve.

“Ne gjithmonë preferojmë të votojmë herët se gjërat bëhen shumë të komplikuara pastaj. Shtyhesh nga fundi, dhe nuk i dihet”, thotë Bruce Jones, përkrahës i kandidatit Trump.

25 vjet më parë, vetëm 7 për qind votuan herët. Tani numri është rritur në 30-40 për qind.

Në Karolinën e Veriut – 60 për qind e votuesve votuan herët për zgjedhjet e 2012-ës. Tani nuk është e qartë se cili nga kandidatët do të fitojë atje.

Në Uashington, 2500 njerëz morën pjesë në votime kur u hapën qendrat e para – dhe shifrat mbeten të larta.

Edhe Teksasi theu një rekord, duke dyfishuar numrin e atyre që vendosën të votojnë herët ditën e parë, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Në shtetin Tenesi, njerëz si artisti Justin Timberlake bëjnë thirrje për të votuar herët.

Dhe në Uest Virxhinia rradha ishte e pafund. Ja një çift, që mbështet kandidaten Clinton.

Një mbështetëse e zotit Trump ka sjellë të tjerë me vete.

“Në se ata kanë nevojë t’i çojë dikush me makinë për të votuar, jam e gatshme t’i çoj...nëse votojnë për zotin Trump. Përndryshe, makina ime nuk punon,” thotë Kay Floyd.

Votimet e hershme kanë edhe minuset e tyre. Se gjërat mund të ndryshojnë.

“Ka patur zgjedhje në Amerikë ku gjërat që ndodhën javën e fundit, një gabim, një ndryshim në politikë apo ndonjë zhvillim i ri ndërkombëtar, ka bërë që njerëzit të ndryshojnë mendje” thotë Jeremy Mayer, profesor në universitetin “George Mason”.

Por këto zgjedhje kanë qenë mjaft të pakëndshme.

XS
SM
MD
LG