Lidhje

Maqedoni: Procesi i rivotimit në dy komuna


Dje në dy komuna të Maqedonisë u mbajt procesi i rivotimit për zgjedhjet vendore ndërsa në një komunë tjetër u zhvillua balotazhi. Kandidati shqiptar për kryetar të komunës së Strugës, Zijadin Sela ka fituar garën, ndërsa kandidati i BDI-së ka humbur zgjedhjet në komunën e Dollnenit. Opozita maqedonase, ndërkohë, ka fituar një nga komunat më të rëndëishme të Shkupit.

Zijadin Sela fitoi garën zgjedhore në Strugë pas rivotimit të djeshëm në nëntë qendra ku Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Gjykata Administrative kishin konstatuar të ketë pasur parregullsi në balotazhin e shtatë prillit. Zoti Sela, nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, por i mbështetur nga të gjithë votuesit shqiptarë të Strugës mori mbi gjashtë mijë vota më tepër se kundërshtari i tij Vlladimir Koçoski i partisë VMRO-DPMNE, i cili kishte mbështetjen edhe të opozitës maqedonase.

Partia Demokratike Shqiptare ka festuar mbrëmë në sheshin e Strugës dhe sidomos në fshatin Podgorcë, ku shqiptarwt ndjehen tw diskriminuar. Procesi i votimit në Strugë ka kaluar, megjithatë, më mjaft sfida për votuesit shqiptarë për shkak të, sipas ankesave të këtyre të fundit, pranisë së shtuar të policisë nëpër qendrat e votimit. Madje edhe disa mjete shqipe të informimit kanë vërejtur se policia ka penguar gazetarët shqiptarë që të kryenin punën e tyre, duke mos u lejuar që të filmonin në disa qendra votimi.

Struga me mbi gjashtëdhjetë mijë banorë është drejtuar nga shqitarët në dy mandatet e fundit, përkatësisht që prej krijimit të kufijve të saj administrativë, që ka ngritur numrin e banorëve shqiptarë në 57 përqind. Por, mjaft shqiptarë të kësaj zone, nga ana tjetër, ndodhen nëpër vende të Evropës dhe në Amerikë.
Partia Demokratike Shqiptare në këto zgjedhje vendore ka fituar vetëm dy komuna, këtë të Strugës dhe Studeni[anin, afwr Shkupit.

Ndërkohë, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim humbi garën në komunën rurale të Dollnenit, në jugperëndim të Maqedonisë, ku tw dielwn pati balotazh. Atje fitoi kandatti i VMRO-DPMNE-së me 300 vota epërsi. Votuesit shqiptarë ishin ankuar prej ditësh për trysninë e shtuar të policisë që të votonin garuesin maqedonas.
Ndërkohë, në komunën Qendër të Shkupit fitoi Andrej Zhernovski i opozitës maqedonase. Më në fund, partia VMRO në pushtet ia ka uruar atij fitoren. Zoti Zhernovski do ta drejtojë një nga komunat me buxhet më të madh të Maqedonisë. Pushteti bëri gjithçka që ta fitonte këtë komunë por nuk ia doli në të tria herat e rivotimit, që nga 24 marsi.

Kryetari i ri i kësaj komune mund t’i nxjerrë mjaft probleme qeverisë nëse i përmbahet premtimeve për t’i hequr përmendoret e shumta dhe të shtrenjta që kanë rënduar sheshin kryesor të Shkupit dhe bregun e lumit Vardar, në afërsi.
XS
SM
MD
LG