Lidhje

Votimet paraprake në New Hampshire


Votimet paraprake në New Hampshire

Votimet paraprake në New Hampshire

Në Shtetet e Bashkuara votuesit në shtetin New Hampshire po shkojnë sot për të hedhur votën në zgjedhjet paraprake presidenciale të këtij shteti. Shumica e qendrave të votimit janë hapur dhe do të qëndrojnë ashtu deri sonte në orën 8 të mbrëmjes.

Mit Romney kryesonte me një diferencë të madhe në anketat e opinionit publik para zgjedhjeve të sotme – të parat e fushatës presidenciale 2012 dhe ky fakt i shtyu rivalët e tij ta shtojnë presionin ndaj tij. Shumica e kritikave përqëndrohen në karrierën e mëparshme të zotit Romney, që ka drejtuar një firmë private investimesh ku ka bërë miliona dollarë. Shumë thonë se firma pushoi nga puna qindra punonjës nga kompanitë që bleu, ndërsa realizoi fitime të mëdha nga investitorët. Shumica e votimeve po zhvillohen nëpër shkolla, zyra të distrikteve dhe kisha.

Shumica e kritikave përqëndrohen në karrierën e mëparshme të Romney-t që ka drejtuar një firmë private investimesh ku ka bërë miliona dollarë.Shumë thonë se firma e Romney-t pushoi nga puna qindra punonjës nga kompanitë që blenë, ndërsa bënë fitime të mëdha nga investitorët.

Rezultatet e votimeve të sotme në Nju Hempshër shihen si një sinjal i rëndësishëm drejt sigurimit të emërimit të partisë për kandidatin e ardhshëm republikan. Por këtë radhë zgjedhjet do të kenë rëndësi edhe për kandidatin që del në vend të dytë. Anketat deri tani kanë treguar se vendi i parë ishte i garantuar për ish-guvernatorin e shtetit Masaçusets, Mit Romney. Ndërsa 3 kandidatë të tjerë – Ron Paul, Rick Santorum dhe Newt Gingrich do të përpiqeshin për vendin e dytë.

Por epërsia e zotit Romney u trondit dje, kur ai bëri një koment që irritoi shumë votues. Ish-guvernatori po përpiqej të argumentonte se çdo amerikani i takon e drejta për të zgjedhur shërbimin e tij shëndetësor, ashtu siç ka të drejtën një biznesmen të drejtojë biznesin e tij. Por fjalët tingëlluan shumë fyese, sidomos për amerikanët e papunë në këtë ekonomi:

“Më pëlqen të kem lirinë të pushoj nga puna njerëz që punojnë për mua”.

Një koment i tillë duket se e ka mpakur epërsinë prej 24 pikësh që kishte zoti Romney në anketa. Megjithatë, ai mbetet favoriti i zgjedhjeve në Nju Hempshër. Kjo e ka bërë atë edhe të preferuarin e kritikave të kandidatëve të tjerë republikanë.

Tre kandidatë të tjerë po përpiqen të dobësojnë kryesimin e zotit Romney:

“Është bërë krejt e qartë gjatë ditëve të fundit se çfarë më dallon mua nga Guvernatori Romney. Unë gjithnjë i vë interesat e vendit në krye. Duket se zoti Romeny beson se interesat politike janë kryesore. Guvernatori Romney gjen kënaqësi kur pushon njerëz nga puna. Mua më vjen mirë kur krijoj vende pune”.

Ish-Guvernatori i shtetit Juta, Jon Huntsman ka pasur gjithnjë një bazë të mirë përkrahësish në Nju Hempshër. Ai po përpiqet të sigurojë vendin e dytë në këto zgjedhje. Një tjetër pretendent është ish-Senatori Rick Santorum, i cili humbi në Ajova vetëm për 8 vota një javë më parë. Vendi i dytë në Nju Hempshër do ta bënte atë një pretendent me shanse reale:

“Do të isha shumë entuziast me renditjen në vend të dytë. Pa diskutim! Ron Paul ka konkuruar këtu plot herë të tjera dhe të arrij të dal aq mirë sa ai, më duket e pabesueshme”.

Shtetet që zhvillojnë të parat zgjedhjet partiake e marrin shumë seriozisht rolin e tyre. Votuesit në këto shtete thonë me krenari se ata janë forca që i jep tonin e parë fushatës dhe nxjerr në pah konkurentët më të fortë. Megjithëse këto janë zgjedhje për të identifikuar kandidatin republikan, ky fakt nuk e ndali demokraten Mary Claire Heffernan të shkonte në një nga takimet e zotit Santorum me zgjedhësit:

“Është një rast unik dhe ne e marrim seriozisht këtë rol. E kemi për krenari që na është dhënë kjo mundësi. Njerëzit këtu tregojnë vëmendje, ata përpiqen të njihen me kandidatët dhe marrin pjesë në votime”.

Qendrat e votimit do të mbyllen pas pak orësh dhe kandidatët do të largohen e do të tërheqin pas vetes edhe gazetarët e shumtë, dritat, kamerat e mikrofonët. Nju Hempshër do t’i rikthehet jetës së qetë, në këtë pejsazh me kodra të gjelbra e piktoreske në pjesën verilindore të vendit, që për pak javë dimri, një herë në katër vjet, shndërrohet në një fushëbetejë për postin më të lartë të vendit.

XS
SM
MD
LG