Lidhje

Votimi sondazh i Ajovës, sfidë për republikanët


Votimi sondazh i Ajovës, sfidë për republikanët
Votimi sondazh i Ajovës, sfidë për republikanët

Kandidatët e Partisë Republikane që kërkojnë të sfidojnë Presidenti amerikan Barak Obama në vitin 2012 përballen sot në Iowa me votimin e provës. I ashtuquajturi "sondazh i vogël" i mbajtur në qytetin Ames shihet si një provë kyçe për 9 kandidatët që kërkojnë emërimin republikan për të mundur zotin Obama pas një mandati katër-vjeçar dhe për të marrë Shtëpinë e Bardhë në fillim të 2013. Republikanët zyrtarisht do të zgjedhin kandidatin e tyre në një seri votimesh gjatë disa muajve në gjysmën e parë të vitit 2012.

Ndër kandidatët në votimin e Iowa është ish guvernatori i Massachusetts, Mitt Romney. Sipas anketave, Romney parapëlqehet nga votuesit. Por disa anketa në Iowa kanë treguar se votuesit e këtij shteti mund të parapëlqejnë Michele Bachmann,, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe e mbështetur nga aktivistët e lëvizjes konservatorë Tea Party, të cilët kërkojnë taksa më të ulëta dhe një qeveri më të vogël.

Ndër të tjerë në fletën e votimit janë ish-Kryetari e Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, dy ish guvernatorë, Tim Pawlenty i Minesotës dhe Jon Hunter i shtetit të Utah, dhe një kongresmen liberal nga Teksasi, Ron Paul.

Por votimi në Iowa mund të jetë kalojë në hije nga futja në garë e një kandidati tjetër, guvernatori i Teksasit Rick Perry, aktualisht guvernatori me shërbim më të gjatë në këtë post. Ai nuk është në fletën e votimit në Iowa, por njoftoi kandidaturën e tij të shtunën në një mbledhje të aktivistëve konservatorë në shtetin jugor të Karolinës së Jugut.

Perry është konsideruar si një nga kandidatët më të mirë, me një të kaluar të suksesshme për shtimin e vendeve të punës, dhe me aftësi për të tërhequr konservatorët e politikave shoqërore dhe ekonomike. Sipas rezultateve të disa anketave, votuesit paraprakë republikanë kanë në plan të mbështesin Mit Romnin, i pasuar nga Rick Perry.

XS
SM
MD
LG