Lidhje

SHBA, Gjykata e Lartë heq mbrojtjen nga diskriminimi racor


Duke shprehur mendimin e pakicës, gjyqtarja Ruth Bader Ginsburg vuri në dukje se vendimi i jep fund mjetit më të mirë që ekzistonte për të penguar diskriminimin gjatë votimeve

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara rrëzoi një klauzolë kyçe të Ligjit për të Drejtën e Votimit, që garantonte mbrojtje nga diskriminimi racor në ato shtete ku në vitet 1960 ndarja racore mbrohej ligj.

Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se rishikimi i ligjit të votimit në 9 shtetet me të kaluar racore, nuk ishte më i nevojshëm pasi shkeljet e hapura të të drejtave të votuesve zezakë nuk ekzistojnë më.

Gjykata po ashtu thekson se vendimi i Kongresit i vitit 2006 që rifuqizonte ligjin e vitit 1965 dhe i bënte thirrje qeverisë të rishikonte ligjin, nuk merte parasysh përparimin e madh të bërë në vend përsa i përket çështjes racore.

Votimi i Gjykatës së Lartë për rrësimin e klauzolës ishte 5 me 4. Duke shprehur mendimin e pakicës, gjyqtarja Ruth Bader Ginsburg vinte në dukje se vendimi i jep fund mjetit më të mirë që ekzistonte për të penguar diskriminimin gjatë votimeve.

Presidenti Obama reagoi duke shprehur pakënaqësinë me këtë vendim, pasi siç tha ai diskrimimi vazhdon dhe i bëri thirrje Kongresit të marrë masa për mbrojtjen e qasjes në qendrat e votimit për të gjithë qytetarët.
XS
SM
MD
LG