Lidhje

Votuesit amerikanë reagojnë ndaj fitores së republikanëve


Votuesit amerikanë reagojnë ndaj fitores së republikanëve
Votuesit amerikanë reagojnë ndaj fitores së republikanëve

Në një ndryshim historik, republikanët dalin fitues në zgjedhjet e mesmandatit presidencial për kongresin. Ndërsa republikanët shënuar fitore të mëdha në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën kontrollin e Senatit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kejn Farabah na informon nga Pitsburgu i Pensilvanisë se shumë votues shpesojnë se ky ndryshim do të sjellë ligje të reja për të luftuar shkallën e lartë të papunësisë, rënien e çmimit të shtëpive dhe shtimin e borxhit qeveritar.

Votuesit në Pitsburg të Pensilvanisë u zgjuan në një realit tjetër që ndryshoi gjatë natës. Kandidati republikan për në Senat, Pat Tomei dhe kandidati për governator Tom Corbet fituan ndaj kundërshtarëve të tyre demokratë dhe do të marrin kontrollin e shtetit duke u përpjekur të shtojnë vende pune dhe të nxisin rimëkëmbjen ekonomike.

Agjentia imobiliare, Maria Lif nga Pitsburgu humbi punën me një kompani të medias në fillim të këtij viti. Pasi jetoi me një kompensim të vogën panunësie për një farë kohe, ajo vendori të hynte në tregun e pasurive të paluajtëshme në një kohë kur çmime te shtëpive në gjithë vendin kanë rënë. She says there is initial optimism following Tuesday's election results.

"Shpresoj shumë në optimizmin që ekziston se ekonomia do të përmirësohet dhe do të dëshiroja që kjo të ndodhte shpejt”.

Çmimet e shtëpive në Pitsburg qendruan më stabël se sa në qytete të tjera gjatë rënies së tregut, por kjo nuk ka sjellë më shumë biznes për zonjën Lif. Ajo po shikon mundësinë e një pune të dytë për të plotësuar nevojat e saj të jetesës.

Në Nju Jork, ku demokratët mbajtën vendet në Senat dhe postin e guvernatorit, punonjësi e kompanisë Ford Motor, Xhon Çamblis, thotë se ligjvënësit nuk mund të bëjnë shumë.

"Mendoj se ata nuk mund të bëjnë gjë për të nxitur rritjen ekonomike. Kapitalizmi është një cikël natyral, i bazuar në tregun e lirë dhe mendoj se ata nuk duhet ta prekin, ai do të dalë vetë nga kjo gjendje, në vend që qeveria të bëjë diçka për ta ndihmuar ekonominë. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë gjerat do të ndryshojnë për mirë”.

Avokati i taksave Çarls Kromov nuk është dakord me këtë pikpamje.

"Unë besoj shumë se në periudha recesioni ekonomik si tani, qeveria duhet të shpenzojë më tepër për të stimuluar ekonominë dhe jo më pak, siç kërkojnë republikanët. Në fakt, problemi më i madh me nivelin e lartë të papunësisë është se qeveria nuk ka shpenzuar sa duhet për stimuluar ekonominë dhe jo shpenzimet e mëdha që republikanët thonë se janë të papërshtatshme”.

Në Pitsburg, afaristi indiano-amerikan Lalit Kordia, i cili ka punour dikur në industrinë e çelikut, mbështet uljen e taksave si një mënyrë për nxitjen e bizneseve të vogla si kompania që ai ka tani, Thar Technologies.

"Kurdoherë që ne ulim taksat, ka jepet mundësia të investojmë më shumë në ekonomi. Do të doja të shikoja që më shumë shkurtime taksash në drejtim të investimeve, se sa shkurtime në taksat e të ardhurave”.

Thar Technologies është një kompani në sektorin e ri të “punëve të gjelbra”, nxitur nga administrata Obama për të ulur nivelin e papunësisë, duke u ofruar njerëzve punë në një industri që ndihmon në pastrimin e mjedisit.

Kordia shpreson se në vitit e ardhshme Thar Technologies të kalojë nga ndërtesa ku është tani në një objekt më të madh, duke i krijuar mundësi atij të marrë në punë më shumë njerëz. Por Kordia pranon se e gjithë kjo varet nga ligjvënësit, se si do të bashkëpunojnë ata dhe sa shpejt do të mëkëmbet ekonomia.

XS
SM
MD
LG