Lidhje

Votuesit republikanë votojnë në zgjedhjet e para partiake

  • Zëri Amerikës

Votuesit republikanë votojnë në zgjedhjet e para partiake

Votuesit republikanë votojnë në zgjedhjet e para partiake

Votuesit republikanë votojnë sonte në Ajova në zgjedhjet e para partiake, në kuadër të procesit për zgjedhjen e kandidatit republikan që do të konkurojë në nëntor përballë presidentit Obama për presidentin e ardhshëm amerikan.

Pak orë para votimit, disa nga kandidatët i bënë thirrje votuesve të rinj që t’i mbështesin. Gjatë një vizite në një shkollë të mesme në kryeqytetin e Ajovës, Des Moines, kongresmeni i Teksasit, Ron Paul theksoi edhe një herë qëndrimin e tij kundër luftës.

Ndërsa ish senatori i Pensilvanisë Rick Santorium, i bëri thirrje nxënësve që t’i kërkojnë llogari Presidentit dhe kandidatëve presidecialë.

Kandidatja tjetër, kongresistja e Minesotës Michell Bachman, foli sot për çështjen e taksave, duke theksuar eksperiencën e saj si juriste për taksat.

Sonte banorët e Ajovës do të shkojnë në mes të temperaturave të ulëta për të hedhur votën e tyre në takimet partiake, që është ngjarja e parë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri amerikan në muajin nëntor.

Anketimet më të fundit tregojnë se ish-guvernatori i Massachustetsit Mit Romney udhëheq tani për tani garën e republikanëve.

XS
SM
MD
LG