Lidhje

Replika të forta në debatin e kandidatëve për nënpresident

  • Jim Malone

Debati përfshinte tema nga politika e brendshme dhe ajo e jashtme

Nënpresidenti Joe Biden dhe kandidati për nënpresident Paul Ryan u përplasën dje për një numër temash të politikës së jashtme dhe të brendshme në debatin e vetëm mes kandidatëve për nënpresident. Debati u zhvillua në Danville të Kentakit:

Nënpresidenti Joe Biden mbajti një ton agresiv gjatë gjithë debatit:

“That didn’t happen! More people... More bluh-bluh-bluh!”

Dy kandidatët për nënpresident u përplasën për çështje të politikës së jashtme përfshirë sulmin e muajit të kaluar ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë që la të vdekur ambasadorin amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.

Republikanët kanë akuzuar administratën Obama se nuk ka vendosur masat e duhura të sigurisë për amerikanët në Libi, akuza që shkaktuan replika në debat:

“Kjo na bën të dukemi të dobët. Kjo tregon dobësi dhe kur shfaqim dobësi, armiqtë tanë marrin zemër për të na vënë në provë dhe sulmet e tyre bëhen më të ashpra”.

“Me gjithë respektin që kam për ju, këto që thatë janë marrëzira. Asgjë nga ato që thatë nuk është e saktë. Do të tregohem shumë specifik lidhur me këto leksionet për sigurinë në ambasada. Ligjvënësi Ryan preu fondet për sigurinë në ambasada nën nivelin që kërkuam ne”.

Dy politikanët diskutuan edhe mbi ambicjet bërthamore të Iranit. Zoti Ryan u shpreh se Irani është më pranë prodhimit të armëve bërthamore, një akuzë që zoti Bajden e hodhi poshtë:

“Ata thonë se alternativa ushtarake është e hapur, por nuk po shihet si e besueshme. E vetmja mënyrë për ta arritur këtë në mënyrë paqësore është nëse kemi kredibilitet. Nën administratën Romney, Amerika do të ketë kredibilitet në këtë çështje”.

“Këto janë sanksionet më të rënda në historinë e sanksioneve. Kur e pyesin zotin Romney për saknsionet, ai thotë se duhet t’i vazhdojmë ato, biles duhet bërë më shumë. Mos keni në plan të hapni luftë? Këtë doni të bëni?”

“Ne duam të parandalojmë luftën”.

“Ajo që është interesante është pyetja: Si do ta parandalojnë luftën? Nëse thonë se nuk mund të bëhet më asgjë më tepër se ato që janë bërë deri tani?”

Konflikti në Siri tërhoqi vëmendje kur zoti Biden iu përgjigj kritikave nga zoti Ryan dhe kandidati republikan Mitt Romney se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë sa duhet për të ndihmuar kryengritësit.

“Të gjitha këto fjalë boshe nga Guvernatori Romney dhe ligjvënësi Ryan se si mund të bënim më shumë në Siri. Çfarë më tepër mund të kishin bërë përveçse të dërgonin trupa amerikane në terren? Amerikës nuk i duhet një tjetër angazhim ushtarak në Lindjen e Mesme”.

“Askush nuk ka propozuar dërgimin e trupave amerikane në Siri. Ajo që do të kishim bërë ndryshe është se nuk do t’i ishim referuar Bashar Asadit si reformator, kur ai vlet civilët me armët që i ka shitur Rusia”.

Dy kandidatët shfaqën tone më të buta kur diskutuan gjendjen në Afganistan, ku roli luftarak amerikan pritet të përfundojë brenda vitit 2014.

“Ajo që duam të shmangim është të mos humbim arritjet që kemi shënuar”.

“Ne do të largohemi nga Afganistani në vitin 2014”.

Agresiviteti i Nënpresidentit Biden ka gjasa të mobilizojë demokratët, shumë prej të cilëve u dekurajuan nga mënyra si u prezantua Presidenti Obama në debatin e javës së kaluar.

Anketat e opinionit tregojnë se gara është ashpërsuar që nga forcimi i mbështetjes për kandidatin republikan Romney pas debatit.

Presidenti dhe zoti Romney do të zhvillojnë debatin e dytë të martën në Universitetin Hofstra të Nju Jorkut.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG