Lidhje

Vrapuesi gjerman fiton garën vjetore të ngjitjes në shkallët e Empire State Building


Vrapuesi gjerman fiton garën vjetore të ngjitjes në shkallët e Empire State Building
Vrapuesi gjerman fiton garën vjetore të ngjitjes në shkallët e Empire State Building

Për shtatë vite me radhë, një vrapues gjerman ka fituar garën vjetore të ngjitjes në shkallët e ndërtesët Empire State Building në Nju Jork.

Gjermani Thomas Dold nga qyteti i Shtutgartit vrapoi në 1600 shkallët e ndërtesës nga kati i parë deri në në katin e 86-të të ndërtesës për 10 minuta e 28 sekonda.

Organizatorët e garës thanë se Melissa Moon nga Zelanda e Re dje fitoi garën për femrat. Ajo e përfundoi ngjitjen në shkallët e ndërtesës për 12 minuta e 39 sekonda.

42 vjeçarja Moon ka fituar këtë garë edhe në vitin 2010. Zëdhënësja e organizatës New York Road Runners, Drea Braxmeier tha se 650 vrapuesë nga mbarë bota ishin regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë që zhvillohet brenda një prej ndërtesave më të njohura në Nju Jork.

Në krahasim me vitet e mëparshme kur gara zhvillohej në mëngjes, këtë vit organizatorët kanë vendosur që gara të zhvillohej në mbrëmje. Zonja Baxmeier tha se ndryshimi i kohës bëri të mundur që personat të cilët janë në punë gjatë ditës të kenë mundësinë të marrin pjesë në garë.

XS
SM
MD
LG