Lidhje

48 të vrarë nga një shpërthim bombe në një funeral në Bagdat


48 të vrarë nga një shpërthim bombe në një funeral në Bagdat
48 të vrarë nga një shpërthim bombe në një funeral në Bagdat

Zyrtarë irakianë thonë se një makinë bombë shpërtheu gjatë një funerali në Bagdat, duke vrarë të paktën 48 veta.

Shpërthimi, që ndodhi në një zonë të kryeqytetit e banuar kryesisht nga shitët, plagosi gjithashtu të paktën 121 persona të tjerë.

Ky shpërthim ishte më vdekjeprurësi në një seri shpërthimesh, që goditën sot qytetin.

Në lagjen Karradah të Bagdadit, nga shpërthimi I një bombe në anë të rrugës u vra një person dhe u plagosën të paktën 5 të tjerë. Zyrtarët thanë se 3 prej të plagosurve janë policë.

Një shpërthim tjetër bombe në anë të rrugës në zonën Bab al-Maudham vra një person dhe plagosi 3 të tjerë.

Kohët e fundit janë shtuar aktet e dhunës në Irak. Një seri shpërthimesh me bombë kanë pasur në shënjestër pelegrinët shitë dhe forcat e sigurimit.

XS
SM
MD
LG