Lidhje

Vrasësit në shkollën e Francës i mohohet varri ne vendin e lindjes

  • Zëri Amerikës

Algjeria refuzoi të lejonte familjen e francezit të akuzuar për vrasjen e shtatë personave për ta varrosur atë në vendin e familjes së tij në Algjeri.

Një udhëheqës mysliman në Francë tha sot se autoritetet algjeriane hodhën poshtë kërkesën e familjes së Mohamed Merahit për arsye të sigurisë. Ai tha se Merahi do të varroset sot në Tuluzë të Francës.

Në fillim të muajit, Merah u vra nga një breshëri të shtënash, pas një konfrontimi prej 30 orësh me policinë në shtëpinë e tij në Tuluzë.

Personi që autoritetet thonë se pretendonte të ishte I lidhur me al-Kaidën kishte pranuar vrasjen e tre ushtarëve, tre fëmijëve në një shkollë hebraike dhe një rabini.

Incidenti shtoi shqetësimet e qeverisë francize rreth ekstremizmit mysliman. Franca njoftoi sot se ka ndaluar disa klerikë myslikanë në hynë në vend për një konferencë islamike që zhvillohet muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG