Lidhje

47 vjet më parë: Vrasja e Presidentit Xhon Kenedi

  • Zëri Amerikës

47 vjet më parë: Vrasja e Presidentit Xhon Kenedi

47 vjet më parë: Vrasja e Presidentit Xhon Kenedi

47 vjet më parë, më 22 nëntor të vitit 1963, u vra presidenti amerikan Xhon Kenedi, ndërsa po kalonte me autokololën e tij në Dallas të Teksasit.

Kenedi ishte presidenti amerikan më i ri në moshë, 46 vjeç. Pranë tij, në makinën e hapur ishte bashkëshortja e tij Zhaklinë. Lajmi për vdekjen e presidentit u dha nga spitali i Dallasit dhe po atë ditë nënpresidenti Lindon Johnson bëri betimin si president i SHBA.

Vrasja e Presidentit Kenedi ka mbetur një moment historik me përmasat e një ikone dhe ajo është e gjallë në mendjen e shumë amerikanëve. Hetuesit arritën në përfundimin se mbi presidentin qëlloi Lee Harvey Oswald, i cili u arrestua menjëhererë pas vrasjes, por i cili nuk doli kurrë para një gjykate për këtë akt.

Dy ditë pas vrasjes, pronari i një klubi nate në Dallas, Jack Ruby, qëlloi dhe vrau Oswaldin, ndërsa policët po e shoqëronin atë në polici.

XS
SM
MD
LG