Lidhje

SHBA: Komuniteti mban zi per të vrarët në Njutaun


Supporters of gun control gather on Pennsylvania Avenue in front of the White House in Washington, Friday, Dec. 14, 2012, during a vigil for the victims of the shooting at Sandy Hook Elementary School in Newtown, Ct., and to call on President Obama to pas
Supporters of gun control gather on Pennsylvania Avenue in front of the White House in Washington, Friday, Dec. 14, 2012, during a vigil for the victims of the shooting at Sandy Hook Elementary School in Newtown, Ct., and to call on President Obama to pas
Qindra njerëz u mblodhën në një kishë në Njutaun të Kënektikatit mbrëmë për të shprehur dhimbjen për vdekjen e 20 fëmijëve dhe 6 të rriturve që u vranë nga një person i armatosur në një shkollë fillore.

Pamjet televizive paraqitën qindra njerëz të tjerë që ishin grumbulluar jashtë kishës, ndërkohë që komuniteti dhe i gjithë vendi përpiqen të kuptojnë përmasat e kësaj tragjedie. Guvernatori i Kënektikatit, Daniel Malloi tha thjesht se “djalli kishte vizituar këtë komunitet” dje.

Më herët në Uashington, Presidenti Barak Obama me lot në sy iu drejtua publikut amerikan duke thënë se “zëmrat tona janë të thyera” nga vdekjet.

Ai foli disa orë pas kësaj ngjarjeje të tmershme në shkollën fillore në Njutaum, një komunitet i vogël 130 kilometra në verilindje të qytetit të Nju Jorkut. “Shumica e atyre që vdiqën sot ishin fëmijë, fëmijë të vegjël të bukur mes moshave 5 dhe 10 vjeç. Ata kishin gjithë jetën para tyre”, tha presidenti.

Grumbullime funebre u organizuan deri në zona të largëta në Milwaukee, Wisconsin, Minneapolis, Minnesota dhe Los Angeles.

Dëshmitarët thanë se personi i armatosur 20 vjeçar, i veshur me të zeza dhe me jelek ushtarak hyri në shkollën Sandy Hook në mëngjes dhe hapi zjarr kundër fëmijëve dhe mësuesve të tyre në dy klasa. Një armë ushtarake u gjet më pas në makinën e tij. Ai është identifikuar si Adam Lanza dhe vdiq në skenën e ngjarjes nga plagët pasi i ktheu armën vetes. Dy revolverë gjysmë automatikë u gjetën pranë tij.

Policia nuk ka publikuar ende kronikën e tragjedisë dhe nuk ka përcaktuar ende motivin e vrasjeve. Është njoftuar gjerësisht se personi i armatosur vrau nënën e tij në një shtëpi në qytet dhe pastaj u drejtua për në shkollë. Vëllai i vrasësit ishe i ndaluar në polici dje vonë në Nju Xhërsi dhe policia tha se ai po bashkëpunonte në procesin e hetimeve.
XS
SM
MD
LG