Lidhje

Vrasje me sfond urrejtjeje në Oregon


Jeremy Joseph Christian
Jeremy Joseph Christian

Dy pasagjerë në një tren në qytetin Portland, të shtetit Oregon, humbën jetën dhe një i tretë gjendet i plagosur në gjendje të rëndë në spital, pasi u përpoqën të ndalojnë një burrë që shante dy gra, të cilat mendohen se ishin myslimane.

Sulmuesi u arrestua më pas nga policia, e cila bëri të ditur gjeneralitetet e tij: 35-vjeçari Jeremy Joseph Christian.

Dy gratë që u bënë objekt i ofendimit të tij u larguan nga vendi i ngjarjes.

Procesi gjyqësor ndaj sulmuesit do të fillojë ditën e martë dhe ai do të përballet me një sërë akuzash, ndër to dy akuza për vrasje të rënduar, një akuzë për vrasje në tentativë, akuza për frikësim dhe mbajtje pa leje të armës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG