Lidhje

Vriten dy gazetarë perëndimorë gjatë bombardimit të Homsit


Vriten dy gazetarë perëndimorë gjatë bombardimit të Homsit
Vriten dy gazetarë perëndimorë gjatë bombardimit të Homsit

Bombardimet në qytetin e rrethuar sirian të Homsit vranë dy gazetarë perendimorë, ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut dhe Rusia po mbështesin thirrjet për asistencë humanitare.

Marie Colvin, një amerikane që punonte për gazetën britanike Sunday Times dhe fotografi francez Remi Ochlik u vranë sot nga bombardimet që aktivistët thane se vranë të paktën 13 personat të tjerë dhe plagosën disa gazetarë të tjerë.

Ministri i Jashtëm francez Alain Juppe u shprehu ngushëllime familjeve, duke i quajtur vdekjet vrasje. Ai tha se situate në Siri po përkeqësohet dhe se shpreson që një takim ndërkombëtar javën e ardhshme do të jetë një hap drejt zgjidhjes së krizës.

Grupi i kontaktit për Sirinë – i përbërë nga vendet perendimore dhe arabe që kërkojnë hapur dorëheqjen e zotit Assad – do të takohet të premten në Tunizi për të shtuar presionin mbi qeverinë siriane të ndalë gjakderdhjen. Rusia dhe Kina mbështesin programin e reformave të presidentit sirian Bashar al-Assad që opozita i ka kundërshtuar.

XS
SM
MD
LG