Lidhje

Vriten dy policë në Ajova


Policia në qytetin Des Moines në shtetin qendror të Ajovës ka kapur një të dyshuar që mund të jetë përgjegjës për vrasjen e dy policëve sot në orët e para të mëngjesit.

Zëdhënësi i departamentit të policisë së qytetit, tha se i dyshuari quhet Scott Michael Greene, një 46 vjeçar i bardhë, që është përshkruar si “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Secili nga oficerët e policisë ishin në makinat e tyre të patrullimit, kur u ndërmorrën dy sulmet rreth 3 kilometra larg njëri-tjetrit në një interval prej 20 minutash.

XS
SM
MD
LG