Lidhje

Vriten mbi 30 militantë në Jemen


Sulme me avionë pa pilot me objektiv zona të dyshuara si kampe stërvitore për al-Kaidën në një rajon malor në Jemenin jugor kanë vrarë mbi 30 militantë në dy ditët e fundit.

Zyrtarët e sigurisë së Jemenit thanë se të paktën 25 militantë u vranë dje, ndërsa të shunën u vranë 10 të tjerë, si dhe tre civilë.

Zyrtarët jemenas nuk thane se kush i ka kryer sulmet.

Shtetet e Bashkuara kryejnë rregullisht sulme me avionë pa pilot në Jemen, kundër degës lokale të Al Kaidës, që Uashingtoni e konsideron si më aktiven në botë. Dega e al Kaidës në Jemen, që po ashtu njihet si Al Kaida në Gadishullin Arabik, fajësohet për një numër sulmesh të pasuksesshme me bombë që kanë patur si objektiv shtetas amerikanë.

Mes tyre janë një përpjekje për rrëzimin e një avioni me destinacion Shtetet e Bashkuara, ku personi që do të kryente sulmin kishte fshehur lëndë shpërthyese në të brendshmet dhe një tjetër komplot për të çuar me postë bomba të fshehura, me avionët që shkojnë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG