Lidhje

Vritet një inspektor policie në Malësi të Madhe

  • Pëllumb Sulo

Vritet një inspektor policie në Malësi të Madhe

Vritet një inspektor policie në Malësi të Madhe

Një inspektor policie është vrarë ne oret e para të mengjesit të sotëm në Malësi te Madhe, kur po kryente shërbimin në qarkullimin rrugor, në aksin e rrugës Reç-Koplik.Inspektori i njesisë Rajonale te Qarkullimit Rrugor të Shkodrës Kolë Ndreshaj i moshës 41 vjeç u gjet i vrarë me dy plumba në orën 2 e 20 minuta pas mesnate, në vendin e quajtur "Foletat e Marshejes", Komuna Shkrel e rrethit Malësi e Madhe.

Nga hetimet paraprake mendohet se inspektori i policisë është vrarë në një pritë nga të pakten dy persona. Ende nuk dihen motivet dhe as autorët e këtij krimi, por Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës ka bërë të ditur se inspektori Ndreshaj u vra në krye të detyrës, teksa udhëtonte me motoçikleten e tij të punps nga fshati Reç në drejtim të Koplikut.

Drejtoria e Policisë së Shtetit njoftoi një shperblim prej rreth 5 milion lekësh për cilindo që do të japë informacione të vleftshme rreth autorëve të këtij krimi. Ndërkohe, për zbardhjen e ngjarjes së rendë është ngritur nje grup hetimor me ekspertë të policisë dhe prokurorisë së krimeve të rënda.

Vrasja në Malësi të Madhe e inspektorit të policisë së qarkullimit rrugor ndodh në periudhën më të ngarkuar për forcat e policisë së qarkullimit rrugor, kjo për shkak të fluksit të madh të lëvizjes së automjeteve të emigranteve dhe turistëve, fluks i cili është shoqëruar edhe me një numër të madh aksidentesh rrugore.

XS
SM
MD
LG