Lidhje

Vritet në Jemen kleriku radikal, shtetas amerikan, Anvar al-Avlaki


Vritet në Jemen kleriku radikal, shtetas amerikan, Anvar al-Avlaki
Vritet në Jemen kleriku radikal, shtetas amerikan, Anvar al-Avlaki

Një klerik radikal, shtetas amerikan, i kërkuar nga Jemeni dhe Shtetet e Bashkuara është vrarë në Jemen me sa duket nga një sulm ajror amerikan.

Ministri jemenas i mbrojtjes tha se Anvar al-Avlaki i cili është lidhur me forcat e al-Kaidës në vend u vra së bashku me disa militantë të tjerë të dyshuar. Detajet se ku dhe si u krye sulmi nuk janë dhënë ende.

Qeveria e Jemenit nuk dha hollësi për vdekjen e cila u konfirmua nga zyrtarë të paidentifikuar amerikan.

Burimet fisnore dhe të sigurimit në Jemen thanë se Avlaki u vra sot paradite nga një sulm ajror që kishte si objektiv një autokolonë të al-Kaidës në lindje të vendit.

Njoftimet thonë se në mision u përdorën avionë amerikanë. Shtetet e Bashkuara kanë kryer edhe më parë sulme me avionë pa pilot kundër objektivave të al-Kaidës në vend.

XS
SM
MD
LG